LAJMI I FUNDIT:

Deamishel: Kur isha në BBVA, prindërit e mi morën kërcënime me jetë për mua

Deamishel: Kur isha në BBVA, prindërit e mi morën kërcënime me jetë për mua

Deamishel Hoxha ishte një prej katër finalistëve të edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.

Ajo së fundmi në një intervistë për “Wake Up” ka folur më gjerësisht për eksperiencën e saj në shtëpinë e famshme.

Krahas përkrahjes që mori, Deamishel ishte gjithashtu një prej banoreve më të ‘sulmuara’, madje ajo tregoi se prindërit e saj në shumë raste janë kërcënuara derisa ajo ishte brenda BBVA.


Foto: DeaMishel

“Po, unë kam marrë kërcënime ndoshta më shumë se të gjithë kur kam qenë brenda shtëpisë, në momentin e nominimit. Prindërit e mi kanë marrë kërcënime me jetë, ne të dimë shtëpinë, e dimë ku jeton, do vijmë të të vrasim”, tha Deamishel.

Përveç kësaj, ajo u shpreh kërcënimet për të kanë vazhduar edhe pasi doli nga shtëpia e BBVA.

Të gjitha lajmet nga Dea Mishel
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dea Mishel

“Jo vetëm kjo por më rastisi dhe një herë në rrugë që më ndoqën disa njerëz. Nuk ishte kërcënim i mirëfilltë që do të të bëjmë diçka. Më kanë ndjekur në këmbë dhe sikur kishin një muhabet të pasqaruar me mua, ‘hajde një çikë këtu ti’. Ishin meshkuj në të 30-at, ishin 2-3 nuk e di për çfarë do sqaroheshin me mua. Kishin pirë pak, hipa në makinë dhe ika me vrap”, deklaroi Deamishel.

Ndryshe, kujtojmë që Deamishel bashkë me Kristin dhe Efin fituan 10 mijë euro si finalistë, ndërsa çmimin e madh prej 100 mijë eurosh e fitoi Luiz Ejlli. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Rrenë qoftë" - bëhet viral reagimi i Gjestit kur mendon se ish-partneri i Eglit, Olsi Bylyku po hynte në shtëpinë e BBVA si banor në natën e parë

Magazina
Gjesti i gatuan 'kulaç' Loredanës dhe ajo e ndjek nëpër shtëpi: Nëse vazhdon kështu, edhe unë do të të përmend Zhanetën

Gjesti i gatuan 'kulaç' Loredanës dhe ajo e ndjek nëpër shtëpi: Nëse vazhdon kështu, edhe unë do të të përmend Zhanetën

Magazina
Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për thyerje të rregullave, Vëllai i Madh dënon të gjithë banorët

Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për thyerje të rregullave, Vëllai i Madh dënon të gjithë banorët

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli i jep fund beqarisë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli i jep fund beqarisë

Magazina
Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

Magazina
Nominimi Livia-Loredana - përflitet për një shkëmbim të mundshëm banorësh të shtunën mes BBVA dhe Grande Fratello

Nominimi Livia-Loredana - përflitet për një shkëmbim të mundshëm banorësh të shtunën mes BBVA dhe Grande Fratello

Magazina
Kalo në kategori