Kjo tortë jashtëzakonisht e butë përmban një mbushje veçanërisht kremoze me krem djathi dhe kokosi, dhe e zbukuruar me dredhëza të freskëta. Për ne kjo është ëmbëlsira perfekte pranverore.
Nëse nuk e keni zbuluar ende kombinimin e kokosit dhe luleshtrydheve, atëherë vërtet nuk e dini se çfarë do të humbisni. Kjo ëmbëlsirë ka erë pranvere dhe do t’ju kënaqë – që në provën e parë. Edhe pse përgatitja duket e ndërlikuar, në fakt është shumë e thjeshtë nëse ndiqni udhëzimet tona të thjeshta.
Me shijet e saj të freskëta dhe plot imagjinatë, kjo tortë ndërthur dëshirën për një ëmbëlsirë të freskët, të përgatitur me fruta të stinës, me kënaqësinë e ëmbëlsirave të saponxjerrë nga furra, e cila është gati për të ofruar kënaqësi të madhe dhe një fillim të ëmbël të ditës.
Përbërësit – për brumin: 300 g miell, 50 g sheqer, 145 g gjalpë të ftohtë të grirë.
Përbërësit për kremin:
430 ml qumësht kokosi, 220 g sheqer, 50 g niseshte ushqimore, 80 g gjalpë të grirë, 125 ml lëng limoni të freskët, 2 lugë gjelle lëvore limoni të gjelbër të grirë, 6 të verdha veze.
Përbërësit – për dekorim:
500 gr dredhëza të freskëta, 2 lugë lëvore limoni të gjelbër në rripa, 2 lugë lëng limoni të gjelbër, 50 gr sheqer. 500 ml ajkë për shllag.
Përgatitja
Në një enë vendosni dredhëzat, lëngun dhe lëkurën e limonit dhe sheqerin. Përziejini dhe lëreni të marinohen. Përzieni miellin, sheqerin dhe gjalpin dhe bëni thërrimet me gishta. Shtoni gradualisht 80 ml ujë dhe ngjisheni derisa brumi të bëhet kompakt. Brumin e mbështilleni me folie alumini dhe e vendoseni në frigorifer për 30 minuta. Ngroheni furrën në 180 gradë. Hapeni brumin në trashësi 5 mm dhe mbuloni me të skajet e kallëpit të lyer me yndyrë (diametri 23 cm). Shpojeni brumin disa herë me pirun, mbulojeni me letër për pjekje dhe arra. Piqeni për 20 minuta, më pas hiqni letrën dhe arrat dhe piqini edhe për 10-15 minuta të tjera. Nxirreni dhe lëreni të ftohet. Ngrohni 250 ml qumësht kokosi dhe sheqer në një tenxhere dhe përzieni derisa të tretet sheqeri. Në qumështin e mbetur tundeni niseshtenë dhe hidheni në qumështin e nxehtë duke e përzier vazhdimisht. Ulni zjarrin, shtoni gjalpin dhe rrihni derisa gjalpi të shkrijë dhe qumështi të trashet. Shtoni lëngun e limonit dhe lëvozhgën dhe të verdhën e vezës, më pas ziejini, duke e përzier vazhdimisht, për 8-10 minuta në zjarr të ulët. Mbulojeni biskotën me krem dhe lëreni në frigorifer për 2-3 orë. Dekorojini tortën dhe shërbejeni.
Ju bëftë mirë!
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse nuk e zieni orizin në këtë mënyrë, shëndeti juaj rrezikohet!
Skuqje e shpejtë me pak vaj
Bakllava të këtillë akoma nuk keni provuar: Shijen e saj të mrekullueshme një kohë të gjatë do ta mbani në mend!
Darkë e shpejtë në tigan gati në 10 minuta: Është shumë e lirë dhe të ngopë
Si të bëni vetë qumësht bajamesh? Jashtëzakonisht i shëndetshëm dhe i shijshëm
Kuleç në mënyrën turke: Shije e pasur që në kafshatën e parë!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos