Asociacioni i Komunave të Kosovës të martën i është drejtuar me kërkesë urgjente Qeverisë dhe Kuvendit për zhbllokimin e mjeteve vetanake të pashpenzuara të komunave nga vitet paraprake.
Kjo bëhet përmes plotësim-ndryshimit të Ligjit Nr. 08/L-193 Mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për Vitin 2023.
Kërkesa është dorëzuar një ditë pasi kryetarët e komunave zhvilluan takim me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.
Në kërkesën të cilën e ka siguruar Telegrafi thuhet se komunat nuk po arrijnë që t’i shpenzojnë rreth 37.5 milionë euro si pasojë e mosplotësimit dhe ndryshimit të këtij ligji.
“Si pasojë e mos plotësimit dhe ndryshimit të nenit 9 paragrafi 6 të Ligjit Nr. 08/L-193 Mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për Vitin 2023, Komunat e Kosovës, nuk po arrijnë që t’i shpenzojë rreth 37.5 milion euro, të cilat duhet të jenë në funksion të realizimit te projekteve zhvillimore në interes të qytetarëve të Komunave”, thuhet në kërkesën e komunave.
Nëse kjo kërkesë nuk zbatohet, komunat kanë paralajmëruar se me qindra projekte të cilat ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve, nuk do të zbatohen edhe do të mbesin peng.
“Edhe njëherë, jemi të obliguar t’ju njoftojmë se nëse nuk ndërmerren veprime të shpejta për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit të sipër theksuar, atëherë me qindra projekte nëpër Komuna e të cilat ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarit dhe nuk do të zbatohen edhe do të mbesin peng”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë