Infermierë, studentë të profesionit të kujdestarisë shëndetësore në Gjermani nuk duan vetëm paga më të mira, por përmirësime të tjera që lidhen me jetën familjare, plane pune të qarta dhe lehtësim përmes digjitalizimit.
Sipas një studimi të publikuar nga Ministria Federale e Shëndetësisë, forcat e kujdesit shëndetësor në Gjermani dhe ata që janë në shkollim nuk dëshirojnë vetëm paga më të mira dhe më shumë personel. Ata duan kushte më të mira si harmonizimin me jetën familjare, kopshte e çerdhe për fëmijët, plane pune të qarta dhe më shumë lehtësime përmes digjitalizimit.
Edhe në drejtim të klimës së punës dhe stilit të drejtimit është e nevojshme të bëhen përmirësime, bëhet e qartë në studim.
“Dëshira për një pagesë më të mirë, një mbulim personeli të orientuar nga nevojat e kujdesit shëndetësor dhe një pajisje më e mirë digjitale është e drejtë”, deklaroi ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach.
Përditshmëria e punës në kujdesin shëndetësor është shumë e ndikuar nga faktori ekonomik. Askush nuk do të punojë në një intensitet të tillë, sidomos në kujdesin shëndetësor, është shprehur Lauterbach.
Ai ka kujtuar, se Gjermania ka bërë hapa në drejtim të përmirësimit të pagesave, duke futur pagesën e detyruar në bazë tarifash në kujdesin shëndetësor afatgjatë.
“Tani duhet të përmirësohen kushtet e punës”, ka thënë ai, duke përmendur se federata po punon në drejtim të standartizimit të kushteve për matjen e personelit dhe digjitalizimit të sistemit shëndetësor.
Pritshmëria është që kjo të ulë presionin e punës të personelit shëndetësor. Lauterbach kërkon që punëdhënësit të bëjnë më shumë për të mbajtur fuqinë punëtore të kualifikuar.
Pse e lenë profesionin infermierët?
Mbledhjen e të dhënave për vlerësimin e kushteve të punës nga vetë punonjësit e kujdesit shëndetësor, Ministria e Shëndetësisë e kishte bërë me qëllim që të kuptoheshin arsyet se “pse forcat e kujdesit shëndetësor e lenë këtë profesion dhe cilat janë kushtet që e bëjnë më të pëlqyeshme punën”.
Për këtë arsye u pyetën 5,500 punonjës nga sistemi i kujdesit shëndetësor dhe të rinj në shkollim.
Paga mbetet një nga pikat kryesore për një vend atraktiv pune. Sidomos fillestarët dhe ata që janë shkollim shpresojnë për një pagesë më të mirë. Shumica dëshiron një vend pune më të digjitalizuar. 80 për qind e të pyeturve duan një lidhje të mirë interneti. Kurse futjen e kartelës digjitale e dëshirojnë 75 për qind e forcave të kujdesit shëndetësor.
Edhe dokumentimi elektronik i pacientëve preferohet në masë të madhe. Ndërsa, 90 për qind duan personel të orientuar nga nevojat e kujdesit shëndetësor. Edhe harmonizimi i jetës së punës dhe asaj familjare luan rol të rëndësishëm për forcat e kujdesit shëndetësor. Në fund, Ministria e Shëndetësisë për të mbështetur masa të tilla është krijuar një program i posaçëm. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRuajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025