LAJMI I FUNDIT:

Luiz Ejlli tregon nëse u urua nga ish-partnerja, Megi Topalli për fitoren dhe martesën në BBVA

Luiz Ejlli tregon nëse u urua nga ish-partnerja, Megi Topalli për fitoren dhe martesën në BBVA

Këngëtari Luiz Ejlli ka qenë i ftuar mbrëmjen e së premtes në emisionin “Më lër të flas”.

Ai ka folur për herë të parë fitores në spektaklin Big Brother VIP Albania, ku njëherësh ka shpalosur edhe detajet nga e kaluara e tij e hidhur.


Mes të tjerash, Luizi është pyetur nga moderatorët e programit, Romeo dhe Donaldi, nëse i njëjti është uruar për fitoren e tij nga ish-partnerja e tij e famshme, vajza e Jozefina Topallit, Megi.

Nga borxhet e deri tek hapja e fondacionit për të kërkuar para, Luizi flet me lot në sy për herë të parë pas fitores në BBVA
Lexo po ashtu Nga borxhet e deri tek hapja e fondacionit për të kërkuar para, Luizi flet me lot në sy për herë të parë pas fitores në BBVA

Këngëtari shkodran deklaroi se nuk ka pranuar mesazh urimi as për fitoren e as për martesën e tij me Kiarën nga ish-partnerja, pasi nuk kanë ndonjë kontakt pas ndarjes – ani pse ndarjes mes tyre ka qenë miqësore.

Luiz Ejlli (Foto: Luiz Ejlli/Instagram)

“Me gjithë respektin që kam për atë vajzë, e cila ka familjen e saj, i uroj gjithë të mirat se nuk kam asgjë të keqe me të. Nuk më ka uruar për fitoren. Nuk ka lidhje, ne jemi ndarë në mënyrë paqësore. Nuk më ka ngelur qejfi, nuk e paragjykoj. Me aq sa e njoh jam e bindur që i është bërë qejfi”, deklaroi Luizi.

Këngëtari Ejlli u martua përndryshe në mbrëmjen finale të Big Brother VIP Albania 2 me moderatoren Kiara Tito, të cilën e njohur gjatë kësaj aventure të famshme. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

Magazina
Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Magazina
Kalo në kategori