LAJMI I FUNDIT:

Humolli: Me Haki Abazin diskutuam për krijimin e një grupi të ri parlamentar

Humolli: Me Haki Abazin diskutuam për krijimin e një grupi të ri parlamentar

Dy ish- deputetet e LVV-së, tashmë të pavarur, Fatmir Humolli e Haki Abazi, po mendojnë të bashkojnë forcat për krijimin e një grupi të ri parlamentar

Humolli për Radio Dukagjinin ka thënë se për këtë çështje ka biseduar me Haki Abazin.


“Po, kemi biseduar me Haki Abazin që me bë përpjekje me ndërtu një grup për arsye se në mënyrë individuale nuk ka mundësi me kontribue. Në çfarë mënyre është duke punuar Kuvendi, deputeti në mënyrë individuale nuk mundet me qenë shumë krijues brenda seancës. E vetmja mënyrë është në grup me i shty gjërat përpara, të cilat mendojmë se ka nevojë Kuvendi i Kosovës. Kosova ka nevojë gjërat e mira mi shti në funksion të realizimit të programit politik që e kemi pasur në fushatën elektorale. Kemi rënë dakord me punu bashkërisht në pikat të cilat kemi afërsi mes vete. Hakiu ka disa pikëpamje që ndonjëherë unë s’kam pikëpamje të njëjtë me të, ai nuk ka pikëpamje të njëjta me mua, por duhet me i gjet pikat e përbashkëta ku kemi mundësi për të bashkëpunuar”, ka thënë Humolli.

Deputeti Abazi disa herë ka ngritur dyshimet se brenda grupit parlamentar të Vetëvendosjes ka edhe deputetë të tjerë të pakënaqur.

Për këtë, Humolli thotë se do të gjejnë gjuhë të përbashkët me secilin që është i interesuar të shtyjë gjërat përpara.

“Ne do të gjejmë gjuhë të përbashkët me secilin që është i interesuar me i shty gjërat përpara. Ata të cilët janë të interesuar, ata që kanë vullnet edhe dëshirë me i realizua programin e fushatës elektorale, do të ketë mundësi me gjet gjuhë të përbashkët me neve”, ka shtuar Humolli.

Ndërkohë, deputeti Haki Abazi i pyetur për idenë e Humollit, nuk ka dashur të deklarohet.

Për analistin politik, Visar Xani mundësitë për krijimin e një grupi të ri parlamentar janë të vështira.

“Zotëri Humolli edhe në të kaluarën ka pasur disa veprime të cilat nuk kanë qenë një linjë me grupin parlamentar brenda Vetëvendosjes, edhe gjë që është duke e planifikuar një projekt pak më shumë se sa të veprojë në mënyrë individuale. Por, sa janë gjasat për të krijuar një grup parlamentar është e vështirë, për shkak që tani për tani I kemi vetëm z. Humolli nëse llogaritim edhe z. Abazi që me dy deputetë pothuajse është e pamundshme dhe ju duhen të paktën edhe 4-5 deputetë tjerë dhe ndoshta bashkimi me ndonjë grup tjetër parlamentar është më i realizueshëm se sa të krijohet një grup parlamentar tjetër për shkak që numri i vogël i deputetëve dhe nuk ka ende ndonjë shprehje të pakënaqësive të deputetëve dhe të cilët do të ishin potencialisht për tu larguar nga një parti politike qoftë LVV ose një parti tjetër”, ka thënë Xani.

Xani ka thënë  se Humolli e Abazi kanë  një linjë të njëjtë të fushëveprimit politik.

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori