LAJMI I FUNDIT:

Zyrtari i partisë së Vuçiqit: Qeverisja e SNS po e dërgon Serbinë në izolim ndërkombëtar

Zyrtari i partisë së Vuçiqit: Qeverisja e SNS po e dërgon Serbinë në izolim ndërkombëtar

Zyrtari i lartë i Partisë Progresive Serbe (SNS), Dragan Shormaz tha se një ndryshim në politikën e jashtme, siç ka paralajmëruar presidenti Aleksandar Vuçiq, do ta çonte Serbinë në izolim dhe katastrofë ndërkombëtare.

Sipas Shormazit, politika e jashtme e Serbisë vazhdon të jetë e gabuar dhe se për këtë ka ngecje në integrimet evropiane.


“Dje, në Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian na u tha qartë se nuk do të ketë vazhdim të integrimeve evropiane derisa të pajtohemi plotësisht me sigurinë dhe politikën e jashtme të Bashkimit Evropian”, tha Shormaz.

“Nëse zbatohet paralajmërimi i presidentit Vuçiq se Serbia do të respektojë reciprokisht integritetin territorial të vendeve që respektojnë integritetin e Serbisë, kjo do të na çojë në vetë-izolim, siç ishte në vitet 1990”, ka shtuar ai.

Konflikt i Serbisë me NATO-n? Zyrtari i partisë së Vuçiqit akuzon ambasadorin rus: S'do të ndodh, vetëm një i çmendur e beson këtë
Lexo po ashtu Konflikt i Serbisë me NATO-n? Zyrtari i partisë së Vuçiqit akuzon ambasadorin rus: S'do të ndodh, vetëm një i çmendur e beson këtë

Siç raportojnë mediet serbe, ai pohon se në mënyrë që Serbia të shmangë këtë, duhet të vendosë menjëherë sanksione ndaj Rusisë dhe të aplikojë për anëtarësim në NATO.

Shormaz thekson se Serbia dhe Kosova do të duhet të zbatojnë marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit, sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Detyra e politikanëve është të punojnë në interes të popullit. Nëse paralajmërimi i Vuçiqit për ndryshimin e politikës së jashtme zbatohet, por nuk mund të besoj se do të zbatohet, Serbia do të ndahet nga Evropa dhe SHBA-ja”, theksoi Shormaz.

Në fund, ai përkujtoi se me nënshkrimin e Marrëveshjes së Brukselit, Serbia është zotuar për një zgjidhje përfundimtare, ligjërisht obligative, me Kosovën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori