LAJMI I FUNDIT:

Pjesa e tretë e kutisë së detergjentit në rrobalarëse është shumë e dobishme

Pjesa e tretë e kutisë së detergjentit në rrobalarëse është shumë e dobishme
dreamstime

Ky është qëllimi i saj

Nëse dëshironi që rrobalarësja të bëjë edhe paralarje, mbushni të tri ndarjet në kuti.

Vendosni gjithashtu në kuti detergjentin e rrobave të zgjedhjes suaj, të lëngshëm ose pluhur.


Çdo rrobalarëse ka në kuti ndarje për detergjent pluhur ose të lëngshëm dhe zbutës rrobash. Por kutia ku shkojnë të gjitha këto produkte zakonisht ka tri ndarje.

Ndarja e tretë nuk është aty kot, por e ka qëllimin e vet, transmeton Telegrafi.

Domethënë, ndarjet janë të shënuara me simbolet I, II dhe me lule ose me shkronjat L dhe R. Lulja ose shkronja R është në pjesën ku vendosim zbutësin e rrobave, ndërsa simbolet I dhe II dhe shkronja L janë në pjesët ku vendosim detergjentin.

Për të ditur qëllimin e të tre seksioneve, është e nevojshme të lexoni udhëzimet në të cilat gjithçka shpjegohet në detaje pas blerjes së një rrobalarëseje.

Por me pak fjalë, ndarja e tretë, zakonisht e shënuar me simbolin I, mbushet kur dëshironi të përdorni një program që përfshin një paralarje dhe përdoret për të pastruar rrobat e ndotura shumë.

Pra, nëse dëshironi që rrobalarësja juaj të bëjë edhe një paralarje, mbushni të tre ndarjet në sirtar. Në të vendosni edhe detergjentin e larjes sipas dëshirës tuaj. /Telegrafi/