Për të dytin vit me radhë është mbajtur tribuna tradicionale “Gruaja, bazament lirie” që i dedikohet rolit të gruas shqiptare në periudha të ndryshme kohe për vendin.
Vitin e kaluar tribuna ishte mbajtur në Shkup, ndërsa këtë vit u organizua në Suharekë me temën “Prometheizimi i gruas për liri” ku kontribuuan 10 referues.
Nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Mihrije Berisha, deklaroi se roli i gruas shqiptare është më i gjerë sesa vetëm në edukimin dhe kujdesin e fëmijëve dhe siç e ka emrin tribuna, është bazament i lirisë së Kosovës.
Ajo u shpreh e lumtur që kjo tribunë u organizua në Suharekë pasi vet grupi i vajzave të kësaj komune e ka merituar të flitet edhe për kontributin e tyre.
“Komuna e Suharekës ua ka pasur borxh grupit të vajzave nga Suhareka e më gjerë t’ia bëjë një organizim të tillë si dhe t’i falënderojë për të gjithë kontributin, punën që e kanë bërë për komunën tonë dhe për shtetin tonë… Gruaja meriton më shumë, gruaja është dhe vetë tema e kësaj tribune ‘Bazament lirie’, është baza e lirisë dhe kontributi i saj nuk është vetëm në rritjen dhe edukimin e fëmijëve por edhe më gjerë”, tha ajo.
Organizatorja e kësaj tribune, aktivistja e çështjes kombëtare, Zyrafete Kryeziu Manaj, theksoi se kjo tribunë ka karakter informativ.
Sipas saj, përmes kësaj tribune, gjeneratat e reja kanë mundësi të njohin rolin e rëndësishëm që kanë pasur gratë në historinë e popullit shqiptar.
“Kemi gra nga të gjitha trevat shqiptare, nga Zvicra, Gjermania, Maqedonia dhe e kanë fuqizuar tribunën me prezencën e tyre. Kjo tribunë ka karakter informativ, sidomos për gjeneratat e reja, e që është duke i njoftuar me rëndësinë dhe rolin që ka pasur gruaja shqiptare në periudha kohore… Përmes punës së shumë organizatave ilegale, populli është vetëdijesuar në mënyrë masive dhe kemi ardhur deri tek Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe tek liria e Kosovës. Kjo tribunë çdoherë do të ketë shtyllë kryesore rolin dhe rëndësinë e gruas shqiptare gjatë periudhave të ndryshme”, u shpreh ajo.
Në këtë tribunë, një monolog emocionues pati edhe Zelije Ramadani, që solli përmes vargjeve vuajtjet gjatë kohës së regjimit serb.
“Unë në tribunë kam ardhur për të sjellë zërin e të miturve të asaj kohe. Përveç të rriturve, prindërve dhe gjyshërve, në atë kohë janë marrë, janë arrestuar, janë burgosur edhe të miturit nën moshën 18-vjeçare. Si shembull jam unë e cila në moshën 16-vjeçare jam marr në hetuesi për shtatë vite radhazi… Punimin ‘Ilegalja e kameleonët e kohës” e kam bërë për të treguar se si në atë kohë gjakpirësit kanë torturuar dhe marrë edhe fëmijë… E gjithë ngjarja është krijuar në një vërtetësi qe ka ndodhur”, shtoi ajo.
Ramadani tregon se monologu, përveç që u prezantua në Suharekë dhe kjo për herë të dhjetë, gjithashtu është prezantuar edhe në Gjermani, vendin ku ajo jeton si dhe në vende të tjera të Ballkanit./Kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
Flet 17-vjeçarja që u publikua në “AlbKings”: Ma kanë montu foton
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'