LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët bëjnë raportime të shumta për dëmtime të trotuareve, komunat vonohen në riparimin e tyre

Qytetarët bëjnë raportime të shumta për dëmtime të trotuareve, komunat vonohen në riparimin e tyre

Cilësia e një rruge varet nga materiali me të cilën ajo ndërtohet.

Në Kosovë në shumë raste është vënë në dyshim cilësia e rrugëve të shtruara për shkak të prishjes së shpejt.


E së fundmi qytetarët janë duke raportuar për cilësinë e dobët të rrugëve në lagjet e tyre.

Në platformën ndreqe.com, qytetari nga Skenderaji ka raportuar për prishjen e trotuarit në afërsi të shkollës fillore “Shaban Jashari”.

Përditësimin rreth këtij raportimi mund t’a shihni në këtë link: https://ndreqe.com/report/7201.

Për probleme me trotuare kanë raportuar më moti edhe qytetarët e Komunës së Fushë Kosovës.

Mbeturina në Podujevë dhe në Fushë Kosovë, qytetarët raportojnë në ndreqe.com
Lexo po ashtu Mbeturina në Podujevë dhe në Fushë Kosovë, qytetarët raportojnë në ndreqe.com

Një trotuar i tillë i dëmtuar ende nuk është rregulluar nga Komuna e Fushë Kosovës.

Përditësimin rreth këtij raportimi mund t’a shihni në këtë link: https://ndreqe.com/report/7226.