Chelsea publikon raportin financiar për vitin 2022 – humbje miliona euro
Chelsea ka publikuar raportin financiar për vitin 2022, derisa u bë e ditur se ata kanë pasur humbje për shkak të sanksioneve të vendosura ndaj ish-pronarit Roman Abramovich sezonin e kaluar.
Blutë detajuan një humbje të përgjithshme neto prej 130 milionë euro, pavarësisht se gjeneruan fitim afro 135 milionë në shitjen e lojtarëve, raporton Daily Telegraph.
Chelsea bëri të ditur se do të vazhdojë të jetë në përputhje me rregulloret financiare të UEFA-s dhe Ligës Premier, pavarësisht se ka shpenzuar një rekord botëror prej mbi 700 milionë euro në dy afatet e fundit kalimtare.
Kjo përkundër sanksioneve të vendosura ndaj Abramovich nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar në mars 2022, pasi sulmet ruse ndaj Ukrainës, bënë që të ketë kufizime ndaj klubit londinez.
Sipas një licence të posaçme të lëshuar nga Departamenti për Dixhital, Kulturë, Media dhe Sport, ata nuk mund të mblidhnin të ardhura nga aktiviteti i ndeshjeve, shitja, ngjarjet apo partneritetet tregtare.
Chelsea njoftoi gjithashtu një shpenzim të papërcaktuar të njëhershëm prej 34 milionë euro për shkak të sanksioneve dhe pandemisë COVID-19.
Shitjet e lojtarëve, duke përfshirë ato të Tammy Abraham te Roma, Marc Guehi te Crystal Palace, Fikayo Tomori te Milani dhe Kurt Zouma te West Ham United, ndihmuan në minimizimin e humbjeve në një vit që Romelu Lukaku u transferua nga Interi në një rekord të atëhershëm të klubit. Marrëveshje prej 115 milionë euro.
Chelsea është në listën vëzhguese të UEFA-s për shpenzimet e tyre dhe aktualisht ndodhet në vendin e 10-të në Ligën Premier, duke u përballur me një skenar të mundshëm për të humbur mbi 100 milionë euro të ardhura nëse dështon të kualifikohet në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëHistoria e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit