LAJMI I FUNDIT:

Gruaja e Willis publikon një video nga rinovimi i betimeve: Duhet t’i mbajmë kujtimet për ata që mund të mos jenë në gjendje ta bëjnë këtë

Gruaja e Willis publikon një video nga rinovimi i betimeve: Duhet t’i mbajmë kujtimet për ata që mund të mos jenë në gjendje ta bëjnë këtë
(Foto: ET)

Emma Heming Willis ka postuar fotografi dhe video në llogarinë e saj në Instagram nga rinovimi i betimeve me Bruce Willis në rastin e 14 vjetorit të martesës.

Videoja është realizuar në vitin 2019 dhe është xhiruar nga ish-bashkëshortja e aktorit, Demi Moore, me të cilën janë ende në marrëdhënie të mira.

Në sfondin e videos dëgjohet kënga “Fix You” e grupit Coldplay, e cila shfaq Emman duke ecur drejt altarit së bashku me dy vajzat e saj, Mabel dhe Evelyn.


Nëna e Bruce Willis ka frikë se aktori nuk do ta njohë atë për shkak të sëmundjes së tij
Lexo po ashtu Nëna e Bruce Willis ka frikë se aktori nuk do ta njohë atë për shkak të sëmundjes së tij

Miku i vjetër i Bruce, Stephen Eads, drejtoi ceremoninë ndërsa dy nga vajzat e tjera të yllit hollivudian, Rumer dhe Scout Willis, kënduan në rinovimin e betimeve. Në fund të videos, çifti konfirmoi betimin me një puthje dhe në fund të gjithë bënë një fotografi të përbashkët.

“Në përvjetorin tonë të 10-të të martesës, ne vendosëm t’i rinovojmë betimet në të njëjtin vend ku thamë ‘Po’ në vitin 2009. Jam shumë e lumtur që e bëmë atë”.

“Shfrytëzo çdo mundësi për t’u bashkuar dhe festuar me familjen dhe miqtë. Këto janë momentet dhe kujtimet e bukura që mund t’i ruash gjithë jetën, ndërsa ne duhet t’i mbajmë ato kujtime të sigurta dhe të gjalla për ata që mund të mos jenë në gjendje që ta bëjnë këtë”, shkruan Emma në postimin e saj.

Nuk ka ilaç për aktorin Bruce Willis! Simptomat e para të sëmundjes janë të padukshme dhe më pas gjithçka shkon keq!
Lexo po ashtu Nuk ka ilaç për aktorin Bruce Willis! Simptomat e para të sëmundjes janë të padukshme dhe më pas gjithçka shkon keq!

Aktori festoi ditëlindjen e 68-të më 19 mars të këtij viti, ndërsa ish-gruaja e tij, Demi Moore, ndau videon e festës që në fakt, ishte xhirimi i parë, në të cilin aktori dëgjohet duke folur qëkur familja e tij njoftoi para një viti se ai vuan nga një çrregullim gjuhësor – afazia, ndërsa së fundi u njoftua se ishte diagnostikuar edhe me demencë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Magazina
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Magazina
Ellen DeGeneres dhe partnerja e saj largohen nga SHBA-ja, shkaku mund të jetë fitorja e Trumpit

Ellen DeGeneres dhe partnerja e saj largohen nga SHBA-ja, shkaku mund të jetë fitorja e Trumpit

Magazina
Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike

Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike "Provocativo"

Magazina
Driloni në taka, merr “propozimin” nga Edi te këndi i Etna Group në Big Brother VIP Kosova

Driloni në taka, merr “propozimin” nga Edi te këndi i Etna Group në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Kalo në kategori