LAJMI I FUNDIT:

Dakordimi për aneksin në Ohër, Osmani thotë se Serbia do të vazhdojë t’i shkelë marrëveshjet

Dakordimi për aneksin në Ohër, Osmani thotë se Serbia do të vazhdojë t’i shkelë marrëveshjet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar një ditë pas dakordimit për Aneksin e Marrëveshjes bazë me Serbinë në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Osmani ka thënë se Kosova dëshmoi të jetë e vetmja palë në dialog që u tregua konstruktive dhe e interesuar në paqe e stabilitet.

“Pres që të realizohen zotimet e aleatëve tanë në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare si dhe për njohje nga shtetet jonjohëse”, tha Osmani.


Tutje Osmani shtoi se nuk ka ndonjë pritje ndaj Serbisë, pasi theksoi se për 12 vite ka shkelur marrëveshjet e dakorduara.

“Nga Serbia nuk kam asnjë pritje. Ata do të vazhdojnë të shkelin marrëveshjet e dakorduara, siç kanë bërë këto 12 vjet”, u shpreh ajo.

Bashkimi Evropian publikon pikat e aneksit për zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi
Lexo po ashtu Bashkimi Evropian publikon pikat e aneksit për zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi

“Nëse dëshirojmë zbatim të mirëfilltë të marrëveshjes duhet të ndryshohet qasja akomoduese ndaj regjimit të Serbisë dhe të penalizohet secili tentim i tyre për destabilizim të situatës në terren, si dhe jokonstruktiviteti e bllokada e tyre e vazhdueshme”, tha Osmani.

Ndryshe, Kosova dhe Serbia të shtunën me 18 mars kanë arritur marrëveshje për implementimin e propozimit evropian për normalizimin e raporteve.

Përfaqësues i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, pas takimit ka thënë se palët janë dakorduar për t’i respektuar të gjitha pikat dhe se do t’i implementojnë të gjithat.

Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti, tha se marrëveshja e arritur në Ohër është “njohje de facto”. Megjithatë, Kurti kritikoi sërish Vuçiqin, se po i ik nënshkrimit të marrëveshjes.

Vuçiq me gjysmë-zëri tha se “njëfarë marrëveshje është arritur”. “Jam i kënaqur për këtë, por nuk është e gjitha”, u shpreh Vuçiq.

Pas dakordimit, Bashkimi Evropian ka publikuar pikat e Aneksit të Marrëveshjes./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Kalo në kategori