LAJMI I FUNDIT:

Nissan do të barazojë çmimin e veturave elektrike me ato të benzinës

Nissan do të barazojë çmimin e veturave elektrike me ato të benzinës

Nissan thotë se do të barazojë çmimet e hibridëve dhe modeleve të saj të fuqizuar nga motorë me djegie të brendshme që në vitin 2026. Është pjesë e qasjes së re X-in-1 të Nissan për ndarjen e komponentëve midis modeleve elektrike dhe hibride e-Power.

Ata thonë se kjo qasje do të zvogëlojë kostot e zhvillimit dhe prodhimit me 30 për qind deri në vitin 2026 krahasuar me vitin 2019.


Krahas barazimit të çmimit të hibridëve, Nissan pret që kjo qasje të ulë çmimet e modeleve elektrike, aq sa të barazohet me modelet e fuqizuara nga motorë me djegie të brendshme. Dhe kjo, sipas prodhuesit japonez, do të ndodhë që në vitin 2030.

Qasja e re synon gjithashtu të reduktojë përdorimin e lëndëve të para të pakta në 1 për qind, si dhe madhësinë dhe peshën e sistemeve shtytëse. Gjithashtu, zhurma dhe dridhja e veturës do të reduktohen në minimum.

Nissan po zhvillon dy sisteme të veçanta drejtimi. Për automjetet elektrike, po punohet në një modul 3-në-1, i cili integron motorin, reduktuesin dhe inverterin në një strehë.

Për hibridet e-power, ofrohet një modul 5-në-1, i cili përfshin komponentë shtesë. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Është gjithmonë mirë të dini: Si të llogarisni sa karburant ju ka mbetur në rezervuar?

Është gjithmonë mirë të dini: Si të llogarisni sa karburant ju ka mbetur në rezervuar?

Auto
Mosha mesatare e makinave në SHBA arrin rekord të ri

Mosha mesatare e makinave në SHBA arrin rekord të ri

Auto
Hulumtimi shkencor: Veturat elektrike janë më të rrezikshme për këmbësorët

Hulumtimi shkencor: Veturat elektrike janë më të rrezikshme për këmbësorët

EVs
Marka e njohur Alfa Romeo u detyrua të ndryshojë

Marka e njohur Alfa Romeo u detyrua të ndryshojë "një detaj të dizajnit" - duke i dhënë fund traditës 70-vjeçare

Auto
Qentë robotikë “patrullojnë” në fabrikat e BMW-së

Qentë robotikë “patrullojnë” në fabrikat e BMW-së

Auto
Tesla vjen me një mënyrë interesante të joshjes së klientëve kinezë nëse ata blejnë një makinë të kompanisë

Tesla vjen me një mënyrë interesante të joshjes së klientëve kinezë nëse ata blejnë një makinë të kompanisë

Auto
Kalo në kategori