Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, deklaroi të premten se emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka ofruar 15 modele evropiane për rregullimin e të drejtave të minoriteteve në Kosovë.
Në një prononcim për Telegrafin, Kryeziu tha se do të analizojnë veçoritë, karakteristikat si dhe përshtatshmërinë e atyre modeleve.
Këto deklarime ai i bëri një ditë pasi emisari Lajçak gjatë qëndrimit në Prishtinë, duke folur për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe tha se “nuk ka arsye aspak për t’u frikësuar sepse siç e thashë, ia kam dhënë kryeministrit Kurti 15 modele evropiane te të cilat mund të gjejë inspirimin”.
Por, sipas zëdhënësit të Qeverisë, bëhet fjalë për modele që rregullojnë të drejtat e minoriteteve dhe jo për asociacione.
“Lajçak ka ndarë me neve 15 modele evropiane mbi rregullimin e të drejtave të minoriteteve, jo të asociacioneve. Ne do të analizojmë veçoritë dhe karakteristika si dhe përshtatshmërinë e atyre modeleve”, u shpreh Kryeziu.
Ai tutje bëri të ditur se nga Kosova nuk është kërkuar të zgjedhë një nga ato 15, por “disa nga ato (ato të cilat reflektojnë në frymë dhe shkronjë të drejtat e anëtarëve të pakicave sipas standardeve të Këshillit të Evropës) do të mund të shërbejnë si referencë apo orientim për një propozim për të drejtat e minoriteteve që mund të jetë i aplikueshëm, i pranueshëm për Kosovën, dhe në përputhje me parimin e vënies në fokus të të drejtave të anëtarëve të një komuniteti”.
“Gjithmonë duke qenë në respektimin të kushtetueshmërisë se vendit, pa kompetenca ekzekutive dhe një që nuk përbënë nivel të tretë të qeverisje”, përfundon Kryeziu. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?
Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja
"Kosova mund të zbatojë njëanshëm Marrëveshjen e Brukselit", analistët: Deklaratat e presidentes, produkt i presionit ndërkombëtar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën