LAJMI I FUNDIT:

Pamjet tregojnë se si automjeti Rivian R1T i bllokuar në borë u ‘shpëtua’ nga një makinë Tesla

Pamjet tregojnë se si automjeti Rivian R1T i bllokuar në borë u ‘shpëtua’ nga një makinë Tesla

Një kamionçinë tërësisht elektrike Rivian R1T u bllokua në borë dhe u ‘shpëtua’ nga një makinë Tesla.

Ndonëse nuk dihet se si ndodhi, Rivian R1T ka një grup fuqie shumë të aftë me katër rrota me lëvizje me të gjitha rrotat. Nëse rrotat kanë vetëm pak kontakt me tokën, nuk mund të bëhet shumë.

Siç mund ta shohim në videon e siguruar nga Tesla East Bay Fremont, ekziston edhe një sedan elektrik Tesla Model S, i cili u përdor për ta nxjerrë automjetin Rivian R1T nga kurthi i borës.


Tesla Model S me lëvizje me të gjitha rrotat arriti ta tërheqë pa probleme modelin R1T, me vetëm pak rrëshqitje.

Është bukur të shohësh se makinat elektrike tani mund të ndihmojnë njëra-tjetrën në situata të vështira.

Disa sugjeruan në komente se ndoshta ulja dhe ngritja e sistemit të pezullimit në ajër disa herë do të ndihmonte. /Telegrafi/