LAJMI I FUNDIT:

Stresi kujton përkrahjen e madhe që i jepte ish-gruaja Kejsi: Më ka dhënë ide për këngë, vinte në koncertet e mia

Stresi kujton përkrahjen e madhe që i jepte ish-gruaja Kejsi: Më ka dhënë ide për këngë, vinte në koncertet e mia

Reperi i njohur, Stresi po vazhdon rrugëtimin e tij në Big Brtoher VIP Kosova.

Rap-artisti nga Shqipëria është kthyer në një prej banorëve më të komentuar duke u përfshirë në shumë debate me banorët e tjerë.

Ai gjithashtu ka treguar një anët tjetër të tij duke rrëfyer për jetën e personale dhe raportin me ish-bashkëshorten Kejsin.


Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

Që në ditët e para në shtëpinë e famshme, Stresi ka pranuar se po tenton të rikthyer sërish me partneren madje edhe ka kërkuar një konfirmim nga ana e saj.

Të gjitha lajmet nga Arkimed Lushaj - Stresi
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Arkimed Lushaj - Stresi

Pas disa javësh një ‘dritë jeshile’ erdhi nga ana e Kejsit, e cila i dërgoi një video-mesazh reperit për t’i treguar se po e mbështet dhe se për gjërat e tyre private do të mund të flasin pasi ai të dalë nga BBVK.

Stresi u shpreh i lumtur për mesazhin që mori nga ajo, dhe ndërkohë po vazhdon akoma të flas për të me shumë admirim.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

Edhe së fundmi, Stresi teksa po fliste me çiftin Gresa dhe Andi ai iu dha disa këshilla që të mbështesin njëri-tjetrin në karrierat  e tyre.

Ai tha se ish-gruaja e tij e ka përkrah vazhdimisht në karrierën e tij muzikore, ndonëse ai fillimisht nuk e priste një gjë të tillë.

“Unë kurrë nuk e kisha pritur që Kejsi do të më mbështeste në muzikë, më puthke më thoshte të pres pas koncertit, shko kryej punë, kur u ktheja më zgjonte edhe nga gjumë për të më thënë duhet ta bësh këtë këngë, më jepte ideja për këngë dashurie, më ka mbështetur plotësisht në punën time, vinte në koncerte, ishte me shoqet unë këndoja e shike që femrat mu ofroheshin për të bërë foto, kjo është gjëja më e bukur që kur të dilni të mbështesin njëri-tjetrin në karrierat e juaja dhe çdo gjë do të shkoj perfekt, gjëja më e rëndësishme është që duhet ta mbështesin familjet njëri-tjetrin”, ka thënë Stresi.

Reperi ndërkohë mbrëmë (e hënë) gjatë spektaklit u zgjodh si i preferuar i publikut bashkë me Xhuli Nurën duke shpëtuar kështu nga nominimi i kësaj jave./Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Anisa bën vallëzim sensual te këndi i

Anisa bën vallëzim sensual te këndi i "Etna Group", ndërsa Edi e përgjon në fshehtësi

Magazina
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Kalo në kategori