LAJMI I FUNDIT:

Scholz: Plani franko-gjerman për Kosovën dhe Serbinë është përpjekje për ta bërë BE-në më të aftë në aspektin gjeopolitik

Scholz: Plani franko-gjerman për Kosovën dhe Serbinë është përpjekje për ta bërë BE-në më të aftë në aspektin gjeopolitik

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka folur për propozimin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, në Konferencën e Sigurisë që po mbahet këtë të premte në Mynih.

Scholz ka thënë se propozimi franko gjerman për Kosovën dhe Serbinë është pjesë e një përpjekjeje për t’u bërë më të fortë dhe më të aftë në aspektin gjeopolitik.

“Propozimi franko-gjerman për Kosovën dhe Serbinë është pjesë e një përpjekjeje për ta bërë Bashkimin Evropian më të fortë dhe më të aftë në aspektin gjeopolitik, dhe si një aleat në komunitetin transatlantik”, është shprehur kancelari gjerman.


Ai këtë plan e ka cilësuar si mundësi historike për Kosovën dhe Serbinë.

“Kjo përfshin edhe të bërit më shumë në zgjidhjen e konflikteve në lagjen tonë. Ky është edhe qëllimi i propozimit evropian, i iniciuar nga presidenti francez, (Emmanuel Macron) dhe unë, për marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës. Shpresoj që Beogradi dhe Prishtina do ta shfrytëzojnë këtë mundësi historike në interes të stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë”, ka thënë Scholz.

Ndryshe, Kosova e ka pranuar propozimin franko-gjerman të njohur edhe si plani evropian. Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se ky plan parasheh njohjen de facto të Kosovës nga Serbia.

Ai gjithashtu ka thënë se ky plan është më tepër një marrëveshje bazike që synon normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, por nuk është një marrëveshje finale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Drejtësi
Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë:

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Lajme
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

Lajme
Kalo në kategori