LAJMI I FUNDIT:

Inspektorati i Punës shqipton 3 mijë euro gjobë për RTK-në

Inspektorati i Punës shqipton 3 mijë euro gjobë për RTK-në

Sindikata e Pavarur e RTK-së njoftoi të martën se Inspektorati i Punës e ka dënuar Radiotelevizionin e Kosovës me tre mijë euro gjobë për degradimin e jashtëligjshëm të kryetarit të Sindikatës, Fadil Hoxha.

Në vendimin e Inspektoratit, RTK obligohet që në afat prej tetë ditësh ta paguajë këtë dënim, në të kundërtën do të iniciohet procedurë përmbarimore.


“SPRTK e mirëpret këtë vendim të Inspektoratit për ndëshkimin e paligjshmërisë, por në anën tjetër është e shqetësuar për dëmin financiar që po i shkaktohet Radiotelevizionit të Kosovës për shkak të veprimeve të papërgjegjshme të Menaxhmentit”, thuhet në komunikatën për media.

Sindikata po ashtu ka kërkuar nga Bordi i RTK-së që ta thërras në përgjegjësi Menaxhmentin, “për dëmin material dhe jomaterial që po ua shkakton të punësuarve të RTK-së si dhe për dëmtimin e buxhetit dhe imazhit të RTK-së”.

“Gjithashtu, Kuvendi i Kosovës me kryesinë dhe komisionet përkatëse që mbikëqyrin Transmetuesin Publik, të reagojnë dhe të kërkojnë që përgjegjësit për veprimet e paligjshme të japin llogari”.

“Pasojat nga veprimet e jashtëligjshme si kjo e degradimit të kryetarit Hoxha, do ta përkeqësojnë edhe më shumë gjendjen financiare të RTK-së e cila edhe ashtu është e rëndë”, përfundon komunikata. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Siguri
Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Lajme
Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Kalo në kategori