LAJMI I FUNDIT:

Unitedi do të humbë 45 milionë euro në rast të largimit të Harry Maguire

Unitedi do të humbë 45 milionë euro në rast të largimit të Harry Maguire
(Foto: Getty)

Manchester United do të përballet me një humbje prej 40 milionë funtesh (45 milionë euro) në rast se Harry Maguire largohet nga Old Traffordi në verën që vjen.

Mbrojtësi anglez u rikthye në formacionin e Djajve të Kuq në fitoren e të dielës ndaj Leeds United në Elland Road, por ky ishte vetëm starti i tij i pestë sezonal në Ligën Premier.


Eksod te Manchester United: Ten Hag u ka thënë gjashtë lojtarëve se janë të lirë të largohen nga Old Trafford
Lexo po ashtu Eksod te Manchester United: Ten Hag u ka thënë gjashtë lojtarëve se janë të lirë të largohen nga Old Trafford

Kjo thjesht nuk mjafton për një futbollistë të nivelit të lart ndërkombëtar, i cili mbush 30 vjet në më pak se tri javë dhe ka një pranim në rritje nga të dyja palët se Maguire do të duhet të ndërrojë ambient në fund të sezonit.

(Foto: Getty)

Unitedi do të jetë i hapur për të pritur oferta, mirëpo ekziston frika se duhet të pranojë gjysmën e shumës (80 milionë funte/90 milionë euro) të cilën e pagoi për ta transferuar nga Leicester City në verën e vitit 2019 – një shumë rekorde për një mbrojtës.

Katër yjet e Man Utd që mund të shiten gjatë verës, për të mundësuar blerjen e lojtarëve të rinj
Lexo po ashtu Katër yjet e Man Utd që mund të shiten gjatë verës, për të mundësuar blerjen e lojtarëve të rinj

Kontrata e Maguire, nga e cila përfiton 180.000 funte (204.000 euro) në javë, është valide deri në vitin 2025, por Raphael Varane dhe Lisandro Martinez janë zgjedhjet e para të Erik ten Hag në fazën defensive. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Kalo në kategori