LAJMI I FUNDIT:

Hoti-Muratit: Ministër, ti nuk e ke pasur idenë se në muajin janar qytetarëve kanë më iu dyfishu faturat e tatimit në pronë

Hoti-Muratit: Ministër, ti nuk e ke pasur idenë se në muajin janar qytetarëve kanë më iu dyfishu faturat e tatimit në pronë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, gjatë raportimit të ministrit të Financave, Hekuran Murati në Komisionin për Buxhet foli për shqetësimin e opozitës në lidhje me vendimin për tatimin në pronë.

Hoti iu drejtua Muratit duke i thënë se ai nuk e ka pasur idenë se në muajin janar qytetarëve do të iu dyfishohen faturat e tatimit në pronë.

“Ministër të bëhemi të sinqertë, ti nuk e ke pasur fare idenë se në muajin janar qytetarëve kanë më iu dyfishu faturat. Teknikisht, ligjërisht është në rregull, këta njerëz të tatimit në pronë e kanë bërë vlerësimin e pronave e kanë shumëzuar me normën tatimore 0.15. Ajo çka më shqetëson mua është mënyra se si jeni duke menaxhuar këtë proces. Fakti që njerëzit u informuan para tre ditësh dhe gjithashtu në buxhet nuk është fare e reflektuar hyrja e të rriturave të komunave. Ti se ke pas idenë qe në janar kanë me ju dyfishuar faturat. Është dashur tre muaj më herët të ketë fushatë vetëdijesuese. Ata e kanë kuptuar me 23 janar që do të ju rritet fatura. Për këtë arsye jemi duke drejtuar gishtin kah ju, për menaxhim të situatës. Ky është shqetësimi i opozitës, e jo të bëjmë zhurmë”, ka thënë Hoti.


Ministri Murati propozon faljen e 100 eurove të para çdo tatimpaguesi në vend
Lexo po ashtu Ministri Murati propozon faljen e 100 eurove të para çdo tatimpaguesi në vend

Hoti po ashtu kërkoi nga ministri Murati një zotim publik që të rishikojnë ligjin.

Ai gjithash propozoi që Komisioni për Buxhet të nxjerr një rekomandim që t’i sugjerojnë ministrit që për shkak të gjendjes ekonomike dhe sociale ngarkesa e shtuar për tatimin në pronë për vitin 2023 të shtyhet për janarin e vitit 2024.

“Deri në afatin e parë të pagesës së tatimit në pronë, kërkojmë nga që të jepni një zotim publik që keni me rishiku ligjin…. Keni me pas dhe mbështetjen tonë. Ne mund të nxjerrim dhe një rekomandim të komisioni që të sugjerojmë ministrin që për shkak të gjendjes ekonomike dhe sociale ngarkesa e shtuar për tatimin në pronë për vitin 2023 të shtyhet për janarin e vitit 2024 ose të përshkallëzohet me komuna me normën më të mirë se si mund të dilet nga kjo. Ky është shqetësimi i opozitës”, ka thënë Hoti. /Telegrafi/