LAJMI I FUNDIT:

Kamerat e sigurisë brenda autobusit filmojnë momentin kur bie në një liqen në Turqi – shpëtohen pasagjerët

Kamerat e sigurisë brenda autobusit filmojnë momentin kur bie në një liqen në Turqi – shpëtohen pasagjerët

Kamerat e sigurisë të vendosura brenda një autobusi, kanë kapur momentin kur shoferi humbi kontrollin mbi mjetin motorik dhe autobusi përfundoi në një liqen në Turqi.

Shoferi po përpiqej të hipte në traget para aksidentit, e si pasojë e kësaj tre pasagjerë janë dërguar në spital, por që për fat të mirë asnjëri prej tyre nuk ka pësuar lëndime të rënda, transmeton Telegrafi.


Aksidenti ndodhi të enjten në portin detar Atabey në lindje të Turqisë.

Sipas mediave turke, banorët lokalë menjëherë kanë vrapuar për t’i dalë në ndihmë pasagjerëve dhe shoferit – duke thyer dritaret dhe i nxjerrë jashtë pasagjerët.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë shumë ekipe të zjarrfikësve, të cilët kryen operacionin e kërkim-shpëtimit. /Telegrafi/