LAJMI I FUNDIT:

Man City ka gati ‘operacionin fshesa’, pesë yje mund të largohen

Man City ka gati ‘operacionin fshesa’, pesë yje mund të largohen

Një eksod i lojtarëve thuhet se mund të jetë në kartat e Manchester Cityt, me pesë yje të ekipit të parë që mund të largohen në verë.

City pritet të rifreskojë skuadrën e tyre dhe gazetari spanjoll Jose Alvarez ka hedhur dritë mbi një numër prej atyre që mund të largohen drejt sfidave të reja në fund të sezonit aktual.


Duke u shfaqur në El Chiringuito, Alvarez ka thënë se Ilkay Gundogan, Bernardo Silva, Kyle Walker, Joao Cancelo dhe Aymeric Laporte janë kandidatët më të mundshëm për t’u larguar nga Etihad Stadium.

Marrëveshja e kapitenit të klubit, Gundogan, do të skadojë në fund të sezonit dhe është folur se City shpreson të rinovojë gjermanin.

Megjithatë, ai ka qenë gjithashtu i lidhur shumë me një lëvizje te Barcelona dhe Alvarez thotë se është në negociata “mjaft të avancuara” për një transferim të lirë.

Bernardo Silva ka kohë që është dashuruar nga gjigantët e La Ligës, si dhe nga Paris Saint-Germain dhe dukej se do të largohej në dy afatet e fundit të transferimeve.

Mbappe këshillon PSG-në ta transferojë ish-bashkëlojtarin e tij
Lexo po ashtu Mbappe këshillon PSG-në ta transferojë ish-bashkëlojtarin e tij

City dëshiron të lidhë Aymeric Laporte me kontratë të re, por Alvarez thotë se spanjolli “po mendon më shumë për një largim në qershor”.

“Një operacion i madh largimi sepse ka shumë konsumim mes ‘peshave të rënda’ në zhveshtore. Ka disa lojtarë që janë të pakënaqur dhe nuk mund ta durojnë situatën”, ka thënë Alvarez.

Guardiola njihet se është i hapur për të lënë lojtarët të largohen nëse nuk janë të kënaqur me gjendjen e tyre të vështirë.

Ai lejoi Raheem Sterling, Gabriel Jesus dhe Oleksandr Zinchenko t’i bashkoheshin Chelseat, përkatësisht Arsenalit gjatë verës pasi treshja kërkonte më shumë kohë për lojë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kalo në kategori