LAJMI I FUNDIT:

Skriniar ende i pavendosur për të ardhmen e tij, PSG po e vëzhgon situatën

Skriniar ende i pavendosur për të ardhmen e tij, PSG po e vëzhgon situatën

Tema kryesore te Interi vazhdon të jetë ajo e qendërmbrojtësit sllovak Milan Skriniar.

Mbrojtësi qendror është një nga pikat më të forta të Interit viteve të fundit dhe padyshim një nga mbrojtësit më të mirë në Evropë.


Por kontrata e tij me Interin skadon në fund të sezonit dhe ai qysh tani është i lirë të bisedoj edhe me klube të tjera.

Te Interi po tentojnë me çdo kusht ta blindojnë yllin e tyre me kontratë të re, por një marrëveshje mes palëve vazhdon të jetë ende larg.

27-vjeçari përpos që është në bisedime me Interin, po shqyrton edhe ofertat e tjera.

Paris Saint Germain vazhdon të jetë favoriti kryesor për t’i siguruar shërbimet e sllovakut, pasi gjiganti francez edhe verën e vitit të kaluar kërkoi me ngulm transferimin e tij.

Kampioni në fuqi i Francës është gati t’i ofrojë kontratë prej rreth 10 milionë euro në vit, që është më e lartë se ajo që i ofron Interit.

Gjithsesi në garë për sllovakun janë edhe skuadra tjera të mëdha si Real Madrid, Barcelona, Manchester City e Manchester United. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Tre favoritët e Jose Mourinhos për Euro 2024 - por veçon njërin më shumë

Tre favoritët e Jose Mourinhos për Euro 2024 - por veçon njërin më shumë

Përfaqësueset
Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Premier League
Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Liga e Kampionëve
Ancelotti ngritë dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Ancelotti ngritë dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Liga e Kampionëve
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Kalo në kategori