LAJMI I FUNDIT:

Princi Harry dhe Meghan Markle nuk u ftuan në “Bafta Tea Party 2023”

Princi Harry dhe Meghan Markle nuk u ftuan në “Bafta Tea Party 2023”
Foto: Getty Images

Në atë që mund të përshkruhet vetëm si një goditje tjetër për Princin Harry dhe gruan e tij, Meghan Markle, Duka dhe Dukesha e Sussexit u raportua së fundmi se u injoruan nga BAFTA Tea Part 2023, në ngjarjen që organizohet në Los Angeles.

Disa burime njoftuan mediat se ftesa e çiftit për eventin e mbushur me yje u pa nga drejtuesit e organizatës si një makth pas publikimit të librit “Spare”.


“BAFTA vendosi se ishte një ide e tmerrshme. Ata menduan se do të ishte një katastrofë”, tha një burim i brendshëm i BAFTA për The Sun.

Princi Harry dhe Meghan Markle (Foto: Getty Images)

“Princi Harry, në librin e tij dhe dokumentet e tij, ka sulmuar ashpër Familjen Mbretërore. Armiku kryesor i Harryt, vëllai i tij Princi William, është president i BAFTAs”.

“Pra, që ata t’i hapin tapetin e kuq Harryt dhe gruas së tij do të ishte si të vendosnin një bombë bërthamore. Është e ndaluar”.

Princi Harry dhe Meghan Markle (Foto: Getty Images)

Burimi tregoi gjithashtu se kishte frikë se çdo intervistë negative për Williamin do të bëhej virale, gjë që ishte një tjetër arsye për mospërfilljen.

“Çdo intervistë do të bëhej virale. Çdo gjë negative për William do të ishte shkatërruese”, përfundoi burimi.

Princi William dhe Kate Middleton (Foto: Getty Images)

Harry në librin e ri ka dhënë disa detaje tronditëse në lidhje me familjen mbretërore gjatë kohës që ata ishin brenda, e po ashtu edhe përpara se Duka të lidhej me Marklen. /Telegrafi/

William, Kate, Harry dhe Meghan (Foto: Getty Images)

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori