LAJMI I FUNDIT:

Dhunimi i 22-vjeçares keniane, përfaqësues të ambasadës së Kenias në Romë mbërrijnë në Tiranë

Dhunimi i 22-vjeçares keniane, përfaqësues të ambasadës së Kenias në Romë mbërrijnë në Tiranë

Përfaqësues të Ambasadës së Kenias në Romë janë paraqitur në Komisariatin e Policisë numër 1 në Tiranë për të marrë informacion në lidhje me hetimet për dhunimin e 22-vjeçares.

Sipas Top Channel, përfaqësuesit janë në takim me shefin e komisariatit për të mësuar detaje dhe nëse janë mbrojtur pozitat e shtetases së tyre.


Kujtojmë se 22-vjeçarja kishte ardhur në Shqipëri për të punuar në një kazino.

Pas hetimeve të kryera që prej gushtit, Prokuroria e Tiranës e cila e ka regjistruar çështjen për veprën penale të plagosjes së rëndë me dashje e ka rikthyer hetimin sërish në polici ku i janë lënë detyra të veçanta oficerëve të komisariatit nr. 1 në kryeqytet.

Oficerët e policisë kanë pyetur përsëri disa persona për të sqaruar paqartësi apo mospërputhje mes deklarimeve të tyre dhe pamjeve të kamerave të sigurisë në zonë.

E para që u pyet ishte shoqja e dhomës se 22-vjeçares e cila është nga Gana. Po ashtu janë pyetur edhe stafi i kazinosë dhe shoferi që e transportoi 22-vjeçaren në rezidencë pak orë para se të gjendej nga banorët jashtë rezidencës në gjendje të rëndë.

Në ndihmë të hetimit priten të jenë dhe akte nga policia shkencore të marra nga dhoma e 22-vjeçares po ashtu edhe nga trupi i saj për të identifikuar personat që ajo ka takuar para ngjarjes që i rrezikoi jetën.

Nisur nga ekspertiza mjekoligjore dëmtimet më të mëdha në trupin e të resë janë shkaktuar nga rënia nga lartësia, prandaj policia ka dyshime se atë mund ta ketë shtyrë dikush nga dhoma ku qëndronte. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Drejtësi
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

Drejtësi
​Lajçak thotë se është i gatshëm për takim të ri për dinarin në Bruksel - por a do të ndodhë një i tillë?

​Lajçak thotë se është i gatshëm për takim të ri për dinarin në Bruksel - por a do të ndodhë një i tillë?

Politikë
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij

Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij

Lajme
Kalo në kategori