Ndotja e mjedisit në Kosovë është njëra ndër problemet kryesore që sjell jo vetëm rrezik të jetës së njerëzve por edhe probleme ambientale.
Kosova është duke u përballuar me shumë deponi ilegale në vend. Edhe pse brenda vitit organizohen aksione të ndryshme të pastrimit të vendit, deponitë ilegale mund të hasësh në pjesë të ndryshme të vendit.
Ajo që tashmë dihet është se nuk ka vetëm deponi ilegale por shpesh ato që janë legale nuk menaxhohen mirë.
Shumë organizata vendore janë duke promovuar ide dhe iniciativa për të parandaluar dhe ndihmuar në problemet mjedisore.
Ndërkaq, të gjithë qytetarët të cilët shohin deponi ilegale të mbeturinave apo ndonjë parregullsi në komunat që jetojnë dhe veprojnë mund të raportojnë edhe online përmes platformës ndreqe.com.
Kjo platformë ka për qëllim rritjen e efikasitetit në ofrim të shërbimeve publike dhe lehtësimin e komunikimit dy kahor, zyrtarë – qytetarë.
Tek menaxhimi i mbeturinave, e cila mbetet një nga sfidat më të mëdha në Kosovë, platforma ndreqe.com krijon mundësi për të kyçur publikun në raportimin e deponive ilegale të mbeturinave, identifikimin e nevojave për shtrirje më të mirë të shërbimeve dhe parandalimin e krijimit të deponive ilegale të reja.
Po ashtu për largimin e deponive ilegale të mbeturinave si dhe ndalimin e krijimit të deponive të reja, platforma ndreqe.com mund të jetë mjaft e përdorshme për shkak se mund ta transformoj çdo qytetarë në inspektorë për komunën dhe ta ngrit llogaridhënien e kompanive kontraktuese ndaj komunës.
Në anën tjetër zëvendës ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Linda Çavdarbasha ka thënë se kjo ministri ka të dhëna edhe për deponitë ilegale në Kosovë.
Sipas saj, në vitin 2021 janë evidentuar 763 deponi ilegale në Kosovë, 426 më pak se në vitin 2020.
“Bazuar në raportin për vitin 2020 nga 38 komuna janë regjistruar 1,189 deponi ilegale dhe në vitin 2021, 763 deponi ilegale, nëse e krahasojmë me regjistrimin e deponive ilegale të viteve më parë, për këto dy vite janë eliminuar rreth 426 deponive ilegale”, ka thënë ajo për Telegrafin.
Tutje zëvendësministrja u shpreh se ministria në bashkëpunim me komunat i ka identifikuar këto deponi ilegale.
“Në rastin kur deponitë janë shumë të mëdha atëherë ministria mund të ndihmoj duke financuar direkt projektin, siç është rasti i pastrimit të Stacionit Transfer në lagjen ‘Ali Ibra’ në Gjakovë e cila është cilësuar si deponia më e madhe ilegale e regjistruar në këtë Komunë”, tha Çavdarbasha.
Siç u shpreh ajo, janë në fazën e finalizimit të projektit ku është pastruar zona, ka filluar shtrimi i shtegut me kocka dhe në pranverë do fillojë gjelbërimi.
“Do të thotë që kjo hapësirë është pastruar dhe revitalizuar dhe mund të shfrytëzohet nga qytetarët”, ka thënë ajo.
E pyetur se si është situata në terren sa i përket ndotjes së ambientit, zëvendësministrja u shpreh: “Gjendja e mjedisit nuk është në një nivel të kënaqshëm dhe duhet të punojmë shumë në informim dhe vetëdijesim për mbrojtjen e mjedisit”.
Ndërsa, sa i përket sanksioneve ndaj atyre qytetarëve që ndotin mjedisin, ajo theksoi se do të ketë ndëshkime.
“Kurse me përgatitjen e politikave të ndryshme si për mbeturinat, ndotjen e ajrit, ujit e tokës të ndihmojmë që të bëhen planifikime e investime strategjike por edhe të ketë ndëshkime për personat të cilët kryejnë veprime të dëmshme për mjedisin”, potencoi zëvendëministrja Çavdarbasha.
Ndërsa, Abdullah Haxhiu nga kompania për Menaxhimin e Deponive, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se kjo kompani për momentin është duke i menaxhuar katër deponi në gjithë Kosovën.
“Për momentin ne i menaxhojmë katër deponi. Në Podujevë që është vetëm për qytetin e saj dhe nuk e ka karakterin e deponisë regjionale, ndërsa në regjionin e Prishtinës është deponia në Mirash, aty ku është sasia më e madhe e mbeturinave. Pastaj është deponia e Prizrenit, e Gjilanit dhe një për regjionin e Ferizajt. Është dhe një depo në Pejë, por me një marrëveshje që e kemi nënshkruar si bashkëfinancim mes qeverisë dhe Bashkimit Evropian parashihet që vitin e ardhshëm të menaxhohet nga kompania jonë. Është dhe kompania regjionale për regjionin e Mitrovicës, dhe një në Dragash”, ka thënë ai.
Po ashtu sipas Haxhiut kjo kompani ka hasur dhe në vështirësi gjatë menaxhimit të punës së tyre.
“Vështirësi kemi pasi në tarifa, e cila ka krijuar vështirësi për një menaxhim më të mirë. Prej që jam në menaxhim të kësaj kompanie situata është shumë më e mirë, pasi vite më parë në Prishtinë nuk ke pas hapësirë as ku me i pranu mbeturinat…”, tha ndër të tjera Haxhiu për Telegrafin.
Në Kosovë ambientalistët thonë se ekzistojnë mbi 1,000 deponi ilegale të mbeturinave të cilat kryesisht krijohen nëpër prona publike dhe lumenj.
Ambientatlistët thonë se përmirësimi në mjedis nuk mund të bëhet përderisa mungojnë investimet në projekte mjedisore dhe në hartimi i politikave të cilat i mbështesin bizneset të cilat do të fillonin riciklimin e mbeturinave.
Ky artikull është mbështetur nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë përmes Projektit Climate Promise financuar nga Qeveria e Japonisë. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e autorëve dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e UNDP-së ose të Qeverisë së Japonisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Koss për integrimin e RMV-së në BE: Shpresojmë të bëhen ndryshimet kushtetuese
Frika nga anestezioni? Çfarë thotë anesteziologu Spahija, si arrijnë t’i qetësojnë pacientët?
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi
Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna
Aksion i policisë në katër komuna të Kosovës
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri