LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Kushtetuese pranon padinë e PD-së kundër projektit të menaxhimit të Parkut të Butrintit

Gjykata Kushtetuese pranon padinë e PD-së kundër projektit të menaxhimit të Parkut të Butrintit

Gjykata Kushtetuese në Shqipëri ka pranuar padinë e dorëzuar nga Partia Demokratike kundër projektit të qeverisë për menaxhimin e Parkut Arkeologjik të Butrintit.

Lajmi është bërë me dije nga deputetja e PD-së Ina Zhupa e cila përmes një statusi në rrjetet sociale sqaron se Kushtetuesja ka kërkuar nga të gjitha palët të çojnë argumente dhe prova brenda datës 23 Janar 2023.

“Viti nis mbarë me një lajm të mirë për Butrintin. Padia pranohet nga Gjykata Kushtetuese e cila fton të gjitha palët të çojnë argumente dhe prova brenda datës 23 Janar 2023. Më pas do zhvillohet seancë plenare publike. Gjykata Kushtetuese do rrijë në lartësinë e emrit dhe pozicionit që ka! Butrinti do të fitojë!” shkroi Zhupa në Facebook.


Padia, e firmosur nga 36 deputetë u depozituar në Gjykatën Kushtetuese në 14 nëntor.

Deputetja e PD-së Ina Zhupa disa muaj më parë akuzoi ministren e Kulturës Elva Margariti se po rrezikon historinë e shqiptarëve duke vendosur Richard Hodges në krye të Bordit për Butrintit.

Sipas Zhupës, Hodges ka bërë deklarata se Butrinti është tokë greke, e jo shqiptare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së

Nikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së

Politikë
“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur

“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur

Lajme
“Me duart tona”: Romët që u detyruan të pastrojnë krimet e Serbisë në Kosovë

“Me duart tona”: Romët që u detyruan të pastrojnë krimet e Serbisë në Kosovë

Lajme
Vrasja në Mitrovicë, Policia: Nuk dihet identiteti i të dyshuarit, hetuesit po punojnë në atë drejtim

Vrasja në Mitrovicë, Policia: Nuk dihet identiteti i të dyshuarit, hetuesit po punojnë në atë drejtim

Kronika e Zezë
Benjamin: Nuk dihet qartë se kush e financon dezinformimin në Kosovë

Benjamin: Nuk dihet qartë se kush e financon dezinformimin në Kosovë

Lajme
Kërkohet prezencë më e madhe e policisë në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë

Kërkohet prezencë më e madhe e policisë në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori