LAJMI I FUNDIT:

Milani mendon për Dominik Szoboszlain si zëvendësues të Brahim Diaz

Milani mendon për Dominik Szoboszlain si zëvendësues të Brahim Diaz

Brahim Diaz do të rikthehet te Real Madridi përkundër shkëlqimit te Milani.

Kampioni në fuqi i Italisë nuk e ka të drejtën e blerjes së futbollistit dhe drejtuesit madrilen duan ta mbajnë në Santiago Bernabeu mesfushorin spanjoll.


Por largimi i Diaz drejt Realit të Madridit duket se i ka prishur shumë punë Milanit, me kuqezinjtë që kërkojnë të gjejnë një zgjidhje për sa i përket rolit të mesfushorit ofensivë.

Talenti belg Charles De Ketelaere ende nuk ka arritur pritshmëritë dhe kësisoj Paolo Maldini është duke kërkuar një zëvendësues të denjët për Brahim Diaz.

Siç raporton mediumi italian ‘Calciomercato’, kampionët e Italisë kanë nisur bisedimet me RB Leipzig për mesfushorin hungarez  Dominik Szoboszlai si zëvendësues të Diaz.

22-vjeçari hungarez ka dy vite që është pjesë e Leipzig dhe klubin gjerman e ka parë vetëm si një trampolinë për të bërë një hap të madh në karrierë.

Szoboszlai këtë edicion ka zhvilluar 22 ndeshje me Leipzig ku ka shënuar dy gola e ka asistuar në 12 të tjerë.

Për të arritur te hungarezi, Milanit do t’i duhet të shpenzojë një shumë rreth 40 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori