Macja e humbur gjatë ndalesës për pushim në Connecticut ribashkohet me familjen pas 5 muajve
Një familje në Vermont u ribashkua me macen e tyre të humbur pesë muaj pasi maceja u hodh nga makina nga një dritare e hapur ndërsa ishte parkuar në një ndalesë pushimi në Connecticut.
Herwig Goldemund tha se ai dhe gruaja e tij ishin në mes të vozitjes nga Gjeorgjia në Vermont në korrik të këtij viti, kur u ndalën për pushim përgjatë autostradës Interstate 91 në drejtim të veriut në Middletown, Conn.
Çifti e hapi njërën dritare për pak ajër të pastër ndërsa dremitën në makinë dhe kur u zgjuan, macja e tyre, Minka, ishte zhdukur. “Ne pamë gjurmët e vogla të putrave në makinë dhe e kuptuam që ajo kishte ikur nga dritarja”, tha Goldemund, raporton UPI, transmeton Telegrafi.
Çifti kaloi orë të tëra duke kërkuar në zonën për Minka para se të vazhdonin udhëtimin e tyre për në Vermont. “Ne ishim vërtet të lënduar për zhdukjen e maces dhe mendonim se nuk do ta shihnim më kurrë”, tha Goldemund.
“Ne dolëm atje dhe me siguri, atje ishte ajo,” tha Middletown Animal Control në një postim në Facebook. “Por ajo iku”, thuhej tutje në postim. Zyrtarët e kontrollit të kafshëve vendosën kurthe të karremave me sardele dhe ushqime të tjera, dhe ata e gjetën Minkën në njërën prej “kurtheve” disa ditë më vonë.
“Posa e çuam në strehë, i bëmë një skanim, i cili e gjeti mikroçipin që konfirmoi se ishte Minka! Ajo ishte e pistë, e dobët dhe e mbuluar me rriqra, por përndryshe në gjendje të rregullt”, thuhej në postim.
Gruaja e Goldemund, Susan, u kthye në Middletown për të sjellë Minkën në shtëpi. “Minka e njohu menjëherë nënën e saj dhe e vuri kokën tek dora e saj”, thuhej në postimin në Facebook. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
U hodh nga jahti dhe ra mbi balenën, burri nga Zelanda e Re dënohet me 600 dollarë
Po udhëtonte me veturë me shpejtësi prej 126 kilometra dhe rregullonte kubin e Rubikut – policia spanjolle publikon pamjet
Dasmë unike, çifti martohet në malin me borë të Zvicrës me mbi dy mijë metra lartësi
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251