LAJMI I FUNDIT:

Sulmet në veri të Kosovës, Balla: Tirana zyrtare i bashkohet thirrjes së SHBA-ve dhe BE-së

Sulmet në veri të Kosovës, Balla: Tirana zyrtare i bashkohet thirrjes së SHBA-ve dhe BE-së

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha sot se kryeministri Edi Rama i ka dënuar aktet e dhunës në veri të Kosovës, si dhe ka shprehur mbështetjen e tij e të qeverisë.

Në një deklaratë për gazetarët, Balla u shpreh se Kosova është e pavarur dhe se Serbia duhet ta kuptojë diçka të tillë.


Ndër të tjera, Balla nënvizoi se Tirana zyrtare i bashkohet thirrjes së SHBA-ve dhe BE-së që duhet të respektohen vendimmarrjet e institucioneve të Kosovës.

“Ajo që është shumë e rëndësishme, është që kryeministri Rama ka qenë shumë i qartë në dënimin e të gjitha akteve të dhunës, të ndodhura dhe në mbështetje të nevojës për të mos eskaladuar asnjë prej ngjarjeve aty dhe unë mendoj që rëndësishme është që Kosova, duhet kuptuar nga të gjithë, përfshirë këtu edhe Serbinë, që është shtet i pavarur, shtet me institucione dhe natyrshëm ne duhet të respektojmë të gjitha vendimmarrjet e institucioneve të Kosovës si një shtet i pavarur”, tha Balla.

“Megjithatë, ajo që dua të ripërsëris dhe që mendoj që është qëndrimi zyrtar i Tiranës dhe i Ministrisë së Jashtme, është që ne i bashkohemi thirrjes së SHBA-ve dhe BE-së që duhet të respektohen vendimmarrjet e institucioneve të Kosovës dhe të dënojmë sulmet. Sulmi ndaj oficerit të EULEX-it është i papranueshëm, duhet dënuar nga të gjithë, përfshirë Serbinë”, theksoi ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori