Ka përfunduar me sukses edhe faza e çerekfinales në Kampionatin Botëror që po mbahet në Katar dhe sërish kishte befasi.
Befasia më e madhe e këtij rrethi ishte eliminimi i Portugalisë nga një Marok që po i mahnitë të gjithë, por edhe disfata e atyre që cilësoheshin si favorit kryesor i turneut, Brazilit nga Kroacia.
Skuadra që kaluan tutje në gjysmëfinale janë, Argjentina, Kroacia, Franca dhe Maroku.
View this post on Instagram
Por, për ata që shkëlqyen në çerekfinale, Telegrafi Sport ka përpiluar një formacion në skemën 4-4-2:
Në portë është i jashtëzakonshmi i marokenëve, Yassine Bounou (Bono), që bëri së paku pesë pritje vendimtare, për t’i mohuar Portugalisë golin që e kërkuan aq shumë, por që në fund ekipi i tij triumfoi 1-0, për të arritur në gjysmëfinale.
Para tij janë të vendosur katër mbrojtës, me krahun e majtë që është i pushtuar nga Yahya Attiat-Allah, po ashtu i Marokut, pasi përveç që asistoi te goli i realizuar nga Youssef En Nesyri, bëri edhe katër ndërprerje të aksioneve.
Në qendër të mbrojtjes është po ashtu një maroken, Jawad El Yamiq që ishte i pamposhtur në duelet në ajër dhe ato në tok nga sulmi i Portugalisë, duke e mbajtur nivelin e lartë të detyrës, Atiuj i bashkëngjitet edhe Josko Gvardiol i Kroacisë, që po vazhdon të jetë fenomenal në këtë Botëror, dhe vazhdoi të kishte ndërhyrje të sakta, për të ndërprerë çdo aksion të mundshëm të Brazilit nga koha e rregullt.
Në krahun e djahtë të mbrojtjes është po ashtu një kroat, Josip Juranovic që me lëvizjet e tij e la Vinicius Juniorin dhe Neymarin të acaruar me fazën defanzive të tij, derisa bëri së paku pesë ndërhyrje kyçe.
Edhe mesfusha përmbëhet nga katër lojtarë, duke filluar me fantastikun e Marokut, Sofyan Amrabat, i cili edhe në këtë ndeshje të tyre ishte thjestë i pamposhtur nga lojtarët kundërshtar dhe ia doli sërish ta lexonte lojën e ekipit përballë.
Përkrah tij është vendosur Luka Modric, kapiteni i Kroacisë që ishte i pandalshëm ndaj brazilianëve dhe mund ta shikonim pothuajse në çdo skaj të fushës duke ndihmuar bashkëlojtarët për të kaluar në gjysmëfinale.
Në krahun e sulmit janë të vendosur Lionel Messi dhe Antoine Griemzmann. Shtatë herë fituesi i Topit të Artë edhe në takimin me Holandën që e fituan përmes penalltive ishte thjeshtë i pandalshëm dhe analizonte lojën kundërshtare, duke asistuar te goli i parë dhe më pas realizoi edhe nga pika e bardhë. Në anën tjetër, një formë të mirë po e vazhdon edhe anëtari i Atletico Madridit, që ishte vendimtar me dy asistimet e tij te Gjelat, duke bërë që të mposhtnin Anglinë me rezultat 2-1.
Sulmi përmbëhet nga dyshja, Olivier Giroud dhe En Nesyri. Anëtari i Milanit riktheu epërsinë për Les Blues në minutën e 78-të, duke bërë që ekipi i tij të ringjallej nga një presion i vazhdueshëm nga Tre Luanëve dhe në fund t’ia arrinin qëllimit, kalimin në gjysmëfinale.
Ndërsa, En Nesyri ishte heroi i Marokut, pasi realizoi golin e vetëm të takimit me Portugalinë në minutën e 42-të, dhe me bashkëlojtarët e tij ia dolën të bënin mrekullinë e dytë, pasi pas Spanjës, eliminuan edhe portugezët. /Telegrafi/
View this post on Instagram
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?