LAJMI I FUNDIT:

Inteligjenca britanike: Moska po has në vështirësi në furnizimin e forcave ushtarake në Ukrainë

Inteligjenca britanike: Moska po has në vështirësi në furnizimin e forcave ushtarake në Ukrainë

Moska është detyruar të “zhvendosë nyjet e furnizimit” më në jug dhe në lindje për shkak të sulmeve ukrainase në vazhdën e tërheqjes nga Kherson, pretendon ministria britanike e inteligjencës.

Ministria e Mbrojtjes (MM) tha se tërheqja e Rusisë nga bregu perëndimor i lumit Dnipro i ka ofruar Ukrainës “mundësi për të goditur nyjet dhe linjat e komunikimit të logjistikës ruse”.

Ministria e Mbrojtjes shtoi se “Ky kërcënim ka shumë të ngjarë të ketë shtyrë logjistikët rusë të zhvendosin nyjet e furnizimit, duke përfshirë pikat e transferimit hekurudhor, më në jug dhe në lindje”.


“Njësitë ruse të logjistikës do të duhet të kryejnë ngarkim-shkarkim shtesë me punë intensive nga transporti hekurudhor në atë rrugor. Lëvizjet rrugore më pas do të jenë ende të pambrojtura ndaj artilerisë ukrainase ndërsa ato lëvizin për të furnizuar pozicionet mbrojtëse ruse përpara”, shkruan në raportin e inteligjencës britanike.

“Mungesa e municioneve të Rusisë (e përkeqësuar nga këto sfida logjistike) ka të ngjarë të jetë një nga faktorët kryesorë që aktualisht kufizon potencialin e Rusisë për të rifilluar operacionet tokësore ofensive efektive në shkallë të gjerë”, thuhet në raport.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm në Ukrainë më 24 shkurt duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohen dy datat që synojnë Trump dhe Putin për marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë

Zbulohen dy datat që synojnë Trump dhe Putin për marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë

Botë
NATO teston aftësinë e saj

NATO teston aftësinë e saj "për t'u vendosur me shpejtësi në të gjithë Evropën Lindore" - pa ndihmën e SHBA-së

Botë
Njeriu që ishte kundër vaksinave të coronavirusit, Senati e voton për Sekretar të Shëndetit

Njeriu që ishte kundër vaksinave të coronavirusit, Senati e voton për Sekretar të Shëndetit

Amerika
Forcat ukrainase shkatërrojnë tankun dhe sistemet artilerike ruse – pamje nga aksioni

Forcat ukrainase shkatërrojnë tankun dhe sistemet artilerike ruse – pamje nga aksioni

Evropa
Incidenti në Mynih të Gjermanisë me të paktën 28 të lënduar - i dyshuari është një azilkërkues afgan, momenti i arrestimit të tij

Incidenti në Mynih të Gjermanisë me të paktën 28 të lënduar - i dyshuari është një azilkërkues afgan, momenti i arrestimit të tij

Evropa
Ukraina do të marrë pjesë në negociata, thotë zëdhënësi i Kremlinit

Ukraina do të marrë pjesë në negociata, thotë zëdhënësi i Kremlinit

Botë
Kalo në kategori