LAJMI I FUNDIT:

Kurti flet sërish për marrëveshjen për targa, falënderon ambasadorin Hovenier për përkushtimin e tij

Kurti flet sërish për marrëveshjen për targa, falënderon ambasadorin Hovenier për përkushtimin e tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka falënderuar ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier për rolin dhe përkushtimin e tij në arritjen e marrëveshjes për targat me Serbinë.

Kurti në një postim në Twitter ka shkruar se tashmë është koha për hapa të mëdhenj përpara.


“Nuk ka kohë për ambicie të vogla, është koha për hapa të mëdhenj. Pajtueshmëria e djeshme hap rrugën për bisedime intensive për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë bazuar në Propozimin e BE-së të mbështetur nga Franca, Gjermania dhe ShBA-të. Mirënjohës ndaj ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier për rolin, mbështetjen dhe përkushtimin e tij”, ka shkruar Kurti.

Kosova dhe Serbia të mërkurën më 23 nëntor 2022, arritën marrëveshje për targat në Bruksel.

Sipas kësaj marrëveshje Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe në anën tjetër Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët

Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët "joekzistentë" të QKUK-së

Shëndetësi
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Kronika e Zezë
S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

Drejtësi
Kalo në kategori