LAJMI I FUNDIT:

Autoritetet spanjolle gjejnë sasi të kanabisit me vlerë prej miliona eurosh në një seri bastisjesh

Autoritetet spanjolle gjejnë sasi të kanabisit me vlerë prej miliona eurosh në një seri bastisjesh

Sasia më e madhe e kanabisit e gjetur ndonjëherë është zbuluar në një seri bastisjesh në të gjithë Spanjën, thotë policia.

Autoritetet thanë se sekuestruan më shumë se 32 ton drogë e cila ka një vlerë të vlerësuar në rrugë prej më shumë se 64 milionë euro, transmeton Telegrafi.


Policia tha se arrestoi nëntë burra dhe 11 gra, të moshës midis 20 deri në 59 vjeç, në bastisje në të gjithë Spanjën.

Guardia Civil tha se “rrjeti kompleks i biznesit” po eksportonte drogën përreth Evropës.

Pesha e bimëve të sekuestruara është afërsisht e barabartë me më shumë se pesë elefantë të rritur afrikanë.

Banda u arrestua pas bastisjeve në Toledo, Ciudad Real, Valencia dhe Asturias muajin e kaluar, por detajet e Operacionit Gardens u bënë publike vetëm të shtunën.

Policia tha se biznesi drejtohej nga “kompani” të ndryshme të cilat kryenin pjesë të ndryshme të procesit – nga blerja e farave, te rritja dhe tharja e bimëve, te paketimi dhe dërgimi i tyre.

“Garda Civile ka sekuestruar sasinë më të madhe të marijuanës së paketuar të gjetur deri më tani”, thuhet në një deklaratë të policisë.

“Ishte e barabartë me rreth 1.1 milion bimë”. /Telegrafi/