LAJMI I FUNDIT:

Një çift anglez që po shtronte një dysheme të re kuzhine gjetën 264 monedha ari të rralla që sapo u shitën në ankand për 754,000 funta britanike

Një çift anglez që po shtronte një dysheme të re kuzhine gjetën 264 monedha ari të rralla që sapo u shitën në ankand për 754,000 funta britanike

Një koleksion i jashtëzakonshëm i monedhave të rralla ari të gjetura nga një çift që ishte duke rinovuar kuzhinën e tyre është shitur në ankand për 859 mijë euro (754,000 funta britanike).

Një grumbull prej 264 monedhash, të cilat janë monedha ari angleze që datojnë nga viti 1610 e deri në vitin 1727, u zbulua kur çifti anonim gërmoi dyshemenë e kuzhinës së shtëpisë së tyre në vitin 2019.


Koleksioni i monedhave besohet të ketë qenë dikur në pronësi të Fernley-Maisters, një familje tregtarësh nga Hull, East Yorkshire, të cilët bënë pasurinë e tyre në tregtinë e Baltikut, transmeton Telegrafi.

Shtëpia e ankandeve Spink & Son bëri të ditur se monedhat e gjetura tërhoqën vëmendjen ndërkombëtare, me koleksionistë privatë nga Amerika, Evropa, Australia, Kina dhe Japonia që u dyndën për t’i blerë monedhat kur ato dolën në shitje.

Gjatë një interviste për Business Insider, drejtuesi i ankandit Gregory Edmund tha: “Unë kurrë nuk kam parë një interesim kaq të madh për një ankand të tillë më parë, dhe rezultatet e dëshmojnë këtë, vlerësimi im i përkohshëm doli huq tre herë. Ai zvogëloi çdo pritshmëri të paracaktuar dhe vendosi dhjetëra rekorde botërore gjatë shitjeve”.

Coins and mug

Monedha me çmimin më të lartë, e cila daton nga viti 1720, u shit për 71,129 euro (62,400 funta britanike) bënë të ditur nga Spink & Son. Ajo u rendit si monedha e arit e quajtur “Unbelievable Mint Error” sepse ishte prodhuar në mbretërimin e mbretit George I, monedhë e cila nuk kishte kokë, por dy bishta.

Çifti i gjeti monedhat poshtë betonit dhe dërrasave të dyshemesë së shekullit të 18-të në kuzhinën e tyre. Thesari i gjetur u cilësua si “120 vjet histori angleze e fshehur në një tenxhere me të njëjtën madhësi si një kanaçe me gaz”, tha Edmund.

“Historia ishte e jashtëzakonshme dhe kjo është ajo që arriti rezultatin mahnitës. Megjithatë, shpresoj që njerëzit të mendojnë mirë përpara se të prishin dyshemetë e tyre,” shtoi tutje ai. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

Fun
Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Pronari i bëri banjë bulldogut, shikoni reagimin gazmor të qenit

Pronari i bëri banjë bulldogut, shikoni reagimin gazmor të qenit

Fun
Opera

Opera

Shok në stacionin e trenit në Washington, në vend të reklamave në ekran shfaqen materiale pornografike (Video)

Shok në stacionin e trenit në Washington, në vend të reklamave në ekran shfaqen materiale pornografike (Video)

Fun
Kalo në kategori