LAJMI I FUNDIT:

DiCaprio dhe Gigi Hadid po kalojnë gjithnjë e më shumë kohë së bashku

DiCaprio dhe Gigi Hadid po kalojnë gjithnjë e më shumë kohë së bashku
(Foto: GC Images/BackGrid)

Hamshori hollivudian, Leonardo DiCaprio dhe modelja Gigi Hadid, janë parë sërish bashkë në publik, këtë herë në një festë të Halloween.

Aktori dhe bukuroshja për herë të parë u panë bashkë në muajin shtator, ndërsa thashethemet për flirtet mes tyre kishin nisur më herët.


Sipas Page Six, në fundjavën që lamë pas, ata kanë marrë pjesë në një festë të organizuar për Halloween në Brooklyn Navy Yard.

(Foto: Instagram/gigihadid)

DiCaprio dhe Hadid, të shoqëruar nga motra e saj, Bella, modelja Irina Shayk dhe tregtarja e artit, Helly Nahmad, kishin arritur në eveniment me anë të një autobusi të organizuar enkas për ndejën.

“Leo mbante një maskë rrëqethëse (gjysmë përbindësh-gjysmë zombie) pjesën më të madhe të natës”, ka thënë një burim që i vuri re në festë.

Aktori njihet si një adhurues i madh i Halloween dhe zakonisht mundohet ta festojë me kostume interesante. Vitin e kaluar ai u maskua si një plak.

(Foto: BackGrid)

Leo dhe Gigi ishin parë bashkë në shtator gjatë Javës së Modës në shtator, duke u shoqëruar në një festë në Soho. Burime pranë tyre më pas treguan se dyshja po njiheshin me njëri-tjetrin dhe se po e merrnin me qetësi raportin e tyre.

Ata janë vënë re kryesisht në të njëjtën shoqëri dhe disa herë vetëm. Muajin e kaluar janë parë edhe duke dalë nga i njëjti hotel së bashku, gjë që shumë fansa të tyre e kanë interpretuar si konfirmim të lidhjes së tyre.

(Foto: BackGrid)

DiCaprio njihet si një person me një fenomen interesant. Përkatësisht, asnjë nga të dashurat e tij nuk ishte mbi 25 vjeçare. Ndaj, nëse ai dhe Gigi (27 vjeçare) shpallin lidhjen e tyre, do të ishte një precedent për aktorin. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/gigihadid)

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
Madonna dhe puthja e saj pasionante me një nga valltaret gjatë performancës në Brazil

Madonna dhe puthja e saj pasionante me një nga valltaret gjatë performancës në Brazil

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
Kalo në kategori