Policia e Kosovës ka konfiskuar këtë të premte nëntë kilogramë e 108 gramë marihuanë në Mitrovicën e Veriut.
Sipas njoftimit, konfiskimi i substancës narkotike është bërë gjatë një operacioni policor të zhvilluar nga hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, pas disa hetimeve paraprake.
“Policia sot, pasi ka pranuar urdhëresën për kontroll nga organet e drejtësisë, kanë kryer kontroll në një banesë ku dyshohej se mund të kishte lëndë narkotike. Gjatë kontrollit në atë lokacion policia ka arritur të gjejë e të konfiskojë 9 kg e 108 gr substancë që dyshohet se është marihuanë”, thuhet në komunikatën për media të policisë.
Në atë lokacion policia ka arritur ta arrestojë një të dyshuar 33-vjeçar, i cili është intervistuar dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi, shitja ose shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave, psikotrope ose analoge’.
Me aktvendim nga prokurori kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje deri në 48 orë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Goditet një rast prostitucioni në Durrës, arrestohen katër persona
Një person nga Negotina është ndaluar për arratisje nga burgu në Kumanovë
KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal
Ndalohen dy rusë në Jarinjë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit
Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër
KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'