LAJMI I FUNDIT:

Deputeti ukrainas në Kuvendin e Kosovës: Ukraina duhet ta njoh shtetin tuaj të pavarur

Deputeti ukrainas në Kuvendin e Kosovës: Ukraina duhet ta njoh shtetin tuaj të pavarur

Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko nga Kuvendi i Kosovës ka bërë thirrje që Ukraina të njoh shtetin e Kosovës.

Ai tha se do të punoj në këtë drejtim, derisa theksoi se më 5 gusht i ka thënë parlamentit ukrainas që ta njeh pavarësinë e Kosovës si shtet të pavarur.


“Unë mendoj që kjo duhet të bëhet sa më parë, sepse ju keni luftuar për lirinë e juaj, ju jeni një shtet i pavarur. Unë do të bëjë çfarëdo që është në fuqinë time që të ju ndihmojë me këtë. Dhe dua t’ ju informoj se miqtë e Kosovës, tani i ka edhe më të shumtë miqtë. Në parlamentin ukrainas kemi organizuar një kauzë për miqtë e Kosovës dhe unë kam nderin që të jem kryetari i kësaj kauze. Dhe mund të llogaritni në ne në çdo moment. Dhe do të bëjmë çfarë do që është e mundur që t’ ju ndihmojmë që të ecim kësaj rruge së bashku me ju”, ka thënë Goncharenko.

Goncharenko gjithashtu premtoi mbështetje të pa rezervë që Kosova të bëhet anëtare me të drejta të plota në Këshillin e Evropës, aty ku ka aplikuar këtë vit.
“Edhe si anëtar të Parlamentit të Këshillit të Evropës, si zëvendës president i Komisionit për Refugjatët dhe Migrim në Këshillin e Evropës dua t’ ju siguroj që unë aty do të bëjë çfarëdo që është e mundur që të mbështes Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës me të drejta e plota sa më parë që është e mundur. Kosova është Evropa, unë besoj në këtë”, u shpreh deputeti ukrainas, Goncharenko.

Para deputetëve të Kosovës, ai shtoi se ushtria ruse nuk mund të bëjë asgjë, kështu siç tha ai, ata po tentojnë që të hakmerren ndaj civilëve dhe njerëzve të pafajshëm.

Ai ka kërkuar edhe nga Parlamenti i Kosovës që të cilësojë si regjim terrorist, luftën që po bën Rusia kundër Ukrainës.

“Unë erdha nga Brukseli dje dhe dua t’ ju them që në fund të nëntorit, Parlamenti Evropian do të votojë për cilësuar si regjim terrorist, regjimin rus. Dhe Këshilli i Evropës e ka bërë këtë në tetor. Dje është bërë nga senati në Poloni dhe kërkoj edhe nga ju ta bëni një gjë të tillë. Që ta cilësoni këtë regjim rus si një regjim terrorist, i cili është duke bërë një gjenocid kundër ukrainasve dhe kjo është një fakt. Dhe dua të ju them që ne kemi shumë gjëra të përbashkëta”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori