LAJMI I FUNDIT:

Bizneset në Samitin e Ballkanit kërkojnë dialog dhe bashkëpunim institucional

Bizneset në Samitin e Ballkanit kërkojnë dialog dhe bashkëpunim institucional

Në Prishtinë nën organizimin e prestigjiozes The Economist po mbahet Samiti rajonal për sigurinë, ekonominë dhe paqen në vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa për adresimin e sfidave të ekonomisë u kërkua bashkëpunim dhe dialog ndër-institucional.

Në hyrje të panelit për sfidat e ekonomisë së rajonit, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka përmendur disa nga mundësitë ekonomike që ofron vendi ynë.


“Kemi mundësi për të prodhuar me kosto mjaftë atraktive. TIK është sektori me punëtorë mjaftë të aftë. Industri minerale mjaftë të zhvilluar”, tha Bislimi, përcjell Telegrafi.

Ndërsa, zëvendëskryeministri maqedonas për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi tha se mungesa e fuqisë punëtore nuk ka qenë e adresuar në rajonin tonë.

“Mungesa e fuqisë punëtore nuk ka qenë e adresuar në rajonin tonë. Duhet të punojmë në rindërtimin e besimit. Duhet të gjendet mënyra për të kthyer besimin drejt prosperitetit. Kërkohet që të ketë bashkëpunim ndërmjet biznesit dhe qeverisë. Vendosja e afërt duhet të ndodh”, tha Bytyqi.

Kurse drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka theksoi se duhet të ketë bashkëpunim dhe dialog institucional.

“Kërkojmë bashkëpunim dhe dialog institucional, ky është një rast shumë i mirë. Janë zbuluar dobësitë në sistem, mundësitë janë humbur, shpresoj që janë nxjerr mësimet. Është koha e trazicionit klimaterik. Tashmë është mundësi për krijimin e modelit të ri ekonomik”, tha Zeka.

“Duhet të absorbojmë më shumë kapacitete. Fatura më e lartë për biznesin do të thotë kosto më e lartë për konsumatorin. Shpresojmë që ta gjejmë modelin që të funksionon. Vendet e rajonit të gjejnë mënyrën e bashkëpunimit”, përfundoi ai. /Telegrafi/