LAJMI I FUNDIT:

Prishtina e fiton dramën ndaj Ponte Prizrenit

Prishtina e fiton dramën ndaj Ponte Prizrenit

Një ndeshje dramatike u zhvillua në kryeqytet, ku Sigal Prishtina mundi Ponte Prizrenin me shifrat 90:88 (23:21, 23:26, 26:17, 18:24) në xhiron e shtatë të Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll.

Çereku i parë ishte kryesisht i barabartë, me vendasit që për një nuancë ishin më të mirë, por pa arritur të shkëputen dhe kjo pjesë përfundon 23:21.


Në periodën e dytë ndodhi e kundërta e të parës, ku mysafirët ishin për një nuancë më të mirë, duke e bërë ndeshjen interesante dhe të barabartë, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me rezultat 46:47.

Por, pjesën e dytë, përkatësisht periudhën e tretë vendasit e nisën fuqishëm, duke krijuar epërsi deri në 13 pikë, 67:54, megjithatë prizrenasit paksa e zbutën këtë epërsi dhe shifrat pas 30 minutash ishin 72:64.

Mysafirët e nisën furishëm periodën e katërt me një seri të suksesshme, duke barazuar rezultatin në 73:73, por tetë pikë radhazi nga Dardan Berisha inspiruan kryeqytetasit, megjithatë dramë u zhvillua deri në sekondat e fundit, pasi prishtinasit kishin epërsi 89:80, por që ngushtohet minimalisht nga prizrenasit në 89:88, ndërkohë që ndeshja përfundon 90:88 edhe pse mysafirët e kishin mundësinë në aksionin e fundit, por nuk e shfrytëzuan.

Te Sigal Prishtina u dalluan Dustin Thomas me 16 pikë e 17 kërcime, Dardan Berisha me 24 pikë dhe Jan Palokaj me 21, kurse te Ponte Prizreni më të mirët ishin Meriton Ismaili me 22 pikë e 12 kërcime dhe Urim Zenelaj me 12 pikë e 14 kërcime.

Prishtinasit kanë pesë fitore e dy humbje, ndërsa prizrenasit tri fitore e katër humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Kalo në kategori