LAJMI I FUNDIT:

Wanda Nara thotë edhe një herë se është ndarë nga Mauro Icardi

Wanda Nara thotë edhe një herë se është ndarë nga Mauro Icardi
Foto: Instagram

Është konfirmuar divorci mes Wanda Naras dhe Mauro Icardit.

Në një shkëmbim fjalësh mes të dyve, biznesmenja konfirmoi se është ndarë dhe madje vazhdon të shoqërohet me L-Gante.

Është përfolur për një romancë mes dyshes, edhe pse duhet theksuar se biondja ka deklaruar së fundmi në llogaritë e saj në rrjetet sociale se nuk kishte ndonjë të dashur.


Foto: Screenshot/Twitter

Por së fundmi argjentinasja mohoi në rrjetet sociale një histori që pretendonte se ishte në skenë një pajtim i mundshëm mes ish-çiftit.

“Nuk kam asgjë për të falur, ne jemi ndarë”, ka postuar Wanda në Twitter.

Icardi shkoi në Argjentinë të pajtohej me Wanda Naran? Por, dalin pamjet kur besohet se rojat e hotelit nuk e lejuan të hyjë brenda
Lexo po ashtu Icardi shkoi në Argjentinë të pajtohej me Wanda Naran? Por, dalin pamjet kur besohet se rojat e hotelit nuk e lejuan të hyjë brenda

Por me këtë rast futbollisti, i cili aktualisht ndodhet në Turqi, së bashku me vajzat e tij dhe tre fëmijët që Wanda kishte me Maxi Lopez, e ka marrë parasysh komentin dhe ka vendosur të përgjigjet, duke thënë sërish se lidhja e tij me Wandan nuk ka përfunduar.

“Të ndarë? Kur shkova në Argjentinë para disa ditësh???? Kaluam shumë mirë”, tha Icardi.

Ky shkëmbim mes Wanda Naras dhe Mauro Icardit vjen pas daljes së futbollistit në një live në Instagram ku foli për situatën aktuale mes Wandas dhe L-Gante.

Duket se romanca mes Wanda Naras dhe L-Gante është e vërtetë.

Ata tashmë ishin parë bashkë gjatë një pauze në xhirimet e videoklipit të tij të ri, i cili, siç tregoi muzikanti, disa rreshta të tekstit janë frymëzuar nga ajo.

Ata po ashtu kanë qenë bashkë në një klub nate në Quilmes. Përveç disa imazheve që nxitën thashethemet për romancë, ka edhe një imazh ku të dy shihen duke u puthur. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Magazina
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

Magazina
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën

Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën

Magazina

"Ju nuk keni as cipë, as etikë, as moral", Luiz Ejlli reagon i revoltuar, pas përhapjes së një video ku supozohet se po rrihej në klub

Magazina
Zarf i Zi në Big Brother VIP Albania: Anulohet televotimi, pas incidentit me Gjestin

Zarf i Zi në Big Brother VIP Albania: Anulohet televotimi, pas incidentit me Gjestin

Magazina
Banorët bëjnë ‘gjyqin’ në incidentin e Gertës me Gjestin, Egli: Hedhja e dytë me alkool ishte makabër

Banorët bëjnë ‘gjyqin’ në incidentin e Gertës me Gjestin, Egli: Hedhja e dytë me alkool ishte makabër

Magazina
Kalo në kategori