LAJMI I FUNDIT:

Të shtënat fatale në xhirimet e filmit “Rust” të Alec Baldwin: Ku qëndrojnë hetimet një vit më vonë?

Të shtënat fatale në xhirimet e filmit “Rust” të Alec Baldwin: Ku qëndrojnë hetimet një vit më vonë?

Ka kaluar një vit që kur kinematografja Halyna Hutchins u qëllua për vdekje në xhirimet e filmit “Rust” në New Mexico.

Ajo vdiq në momentin kur shkrepi një armë që po e mbante Alec Baldwin, ndërsa po praktikonte një skenë në setin e filmit në New Mexico, 21 tetor 2021.


Grupi kishte qenë duke bërë prova në një kishë të vogël në xhirimet e Bonanza Creek Ranch.

Vendi ku vdiq kinematografja Halyna Hutchins

Baldwin ka pohuar se nuk e tërhoqi këmbëzën e armës – një herë gjatë një interviste në kohën pas të shtënave vdekjeprurëse. Aktori fillimisht tha se e kishte tërhequr çekiçin e armës sa më shumë që mundi dhe e lëshoi atë.

Alec Baldwin arrin marrëveshje me familjen e Halyna Hutchins, xhirimet e filmit “Rust” rifillojnë në janar
Lexo po ashtu Alec Baldwin arrin marrëveshje me familjen e Halyna Hutchins, xhirimet e filmit “Rust” rifillojnë në janar

“Në përvjetorin e tragjedisë në filmin Rust të vendosur në kontenë Santa Fe, Prokurorja e Qarkut Mary Carmack-Altweis mbetet e përkushtuar për të ndjekur drejtësinë për viktimat dhe për të marrë përgjigje për komunitetin”, tha Heather Brewer, zëdhënëse e Zyrës së Parë.

Prokurori i Rrethit Gjyqësor, në New Mexico në një deklaratë për Fox News theksoi: “Sapo Prokurori i Qarkut të marrë raportin e plotë nga Sherifi i Qarkut Santa Fe, ajo dhe ekipi i saj i avokatëve dhe hetuesve profesionistë do të shqyrtojnë tërësisht të gjitha provat dhe do të marrin një vendim të menduar nëse do të ngrenë akuza kundër personave të përfshirë. Askush nuk është mbi ligjin dhe çdo viktimë meriton drejtësi”.

Departamenti i Sherifit të Santa Fe është fokusuar në mënyrën se si municionet e gjalla arritën në set.

Departamenti kaloi kohë duke intervistuar të gjithë dëshmitarët e përfshirë, nisur nga Baldwin, Hannah Gutierrez Reed dhe më shumë. Për më tepër, departamenti i sherifit thirri disa palë të treta për të ndihmuar.

Arma e përdorur në të shtënat u dërgua në FBI për t’u testuar. Zyra publikoi raportin e mjekësisë ligjore të FBI-së, i cili përcaktoi se arma e përdorur në të shtënat fatale “nuk mund të bëhej për të qëlluar pa një tërheqje të këmbëzës”.

Alec Baldwin

Departamenti i Sherifit të Santa Fe aktualisht po shqyrton dosjen e çështjes për një herë të fundit, sipas zëdhënësit të zyrës, Juan Rios.

“Dosja e hetimit Rust është në shqyrtim përfundimtar nga zyra e sherifit përpara se të dorëzohet te prokurori i qarkut Santa Fe”, tha Rios për Fox News Digital.

“Ne nuk kemi një datë të caktuar se kur do të ndodhë kjo. Përtej këtij informacioni, agjencia jonë nuk ka asnjë koment të mëtejshëm”.

Megjithatë, më 5 tetor, bashkëshorti i Halynas njoftoi se padia civile ishte zgjidhur në pritje të miratimit nga gjykata.

Kinematografja Halyna Hutchins me bashkëshortin

Xhirimet e “Rust” do të fillojnë me të gjithë protagonistët kryesorë në janar të vitit 2023.

Bashkëshorti i të ndjerës u bë e ditur se do të jetë producent ekzekutiv i këtij projekti.

Halyna Hutchins

Ata tani po shikojnë për vende të tjera se ku mund të xhirohet filmi, pasi nuk do të kthehen më në New Mexico, ku ndodhi vdekja e Hutchins.

Megjithëse nuk u konfirmua nëse Alec do t’i bashkohet sërish produksionit, njoftimi fillestar i Matthew pretendonte se prodhimi do të rifillonte me ekipin e njëjtë. /Telegrafi/

Alec Baldwin

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Magazina
Kalo në kategori