Sulmi i ndodhur kibernetik në Shqipëri ishte i planifikuar dhe përkrahur nga Qeveria e Iranit dhe se ky është veç se fillimi.
Kështu thotë në një intervistë për The Geopost, eksperti i kibernetikës Tanzer Abazi duke shtuar se shqetësimi për këto sulme është ngritur qysh nga nisja e agresionit ushtarak rus në Ukrainë.
“Shqetësimin e sulmeve kibernetike e kemi ngritur prej fillimit të luftës Ukrainë-Rusi, ku e kemi parë një tendencë që po krijohen aleatë të ndryshëm që po i përkrahin të dyja anët. Rusia ka ndërtuar aleatët e vet që ka qenë Irani, Kina e kështu me radhë, po flas në aspektin kibernetik”, thotë Abazi.
Sipas tij, tashmë ka tendencë të shtimit të këtyre sulmeve kibernetike.
“Prej asaj kohe, ka pasur një tendencë të shtuar të sulmeve kibernetike të ndodh në secilin shtet dhe jo shumë larg ne e patëm rastin në Shqipëri, ku ishte cak i sulmeve të hakerave të sponsorizuar nga Irani”, shton ai.
Abazi thekson se sulmet kibernetike të ndodhura në Kosovë ka qenë për qëllim të ndaljes së shërbimeve.
“Me atë që ka ndodhur në Kosovë, ka qenë tendenca për ndaljen e shërbimeve të institucioneve publike, ai lloj i sulmit nuk do të thotë që vjen nga shtetet edhe pse trafiku është gjeneruar nga Rusia, është gjeneruar nga Kina, është gjeneruar nga Irani, por jo doemos do të thotë që ata janë akterë që janë planifikuar së bashku të bashkëpunojnë për të sulmuar institucionet, mund të ketë qenë dikush edhe ktu që ka blerë një shërbim të tillë dhe gjeneron trafik nga atje”, thekson Abazi.
Në fund, njohësi i sigurisë thotë se shpesh nuk po mund të përballohen ato sulme që vijnë, sikurse që ishte rasti me Shqipërinë.
“Nuk dua të them që nuk janë të aftë por nuk kanë në duar edhe shumë vendimmarrje se çka duhet për të blerë, nuk kanë buxhet ku duan ata t’i orientojnë e kështu me radhë dhe këto i sjellin sfidat e veta që nuk po mundemi nganjëherë t’i përballojnë këto lloj sulmeve që po na vijnë, që nuk mund të them se janë sulme shumë të avancuara në krahasim me ato që kanë ndodhur në Shqipëri”, përfundon ai. /The Geopost/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëA po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër
Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit