LAJMI I FUNDIT:

Ballkani luan, krijon dhe shënon – por në fund të ndeshjes mposhtet nga Sivasspori

Ballkani luan, krijon dhe shënon – por në fund të ndeshjes mposhtet nga Sivasspori

Ballkani edhe pse ishte në epërsi nga pjesa e parë, pësoi humbje në fund me rezultat 2-1 nga Sivasspor në “Fadil Vokrri” në kuadër të xhiros së katër të fazës së grupeve.

Fillimi i ndeshjes ishte i qetë me të dy skuadrat që kërkonin hapësira në mbrojtjen e njëra tjetrës, duke mos qenë të rrezikshme.

Rastin e parë të mirë në ndeshjes e kishte Ballkani, kur Armend Thaqi kombinon me Meriton Korenicës, ky pason te Albion Rrahmani i cili edhe pse në pozitë të mirë gjuan mbi portë.


Pas tij ishte radha e Lumbardh Dellovës (33’) që më një gjuajtje nga distanca dridhi portierin mysafir që e dërgoi topin në këndore.

Në minutën e 36-të erdhi edhe goli, ku Korenica luajti bukur me Armend Thaqi që gjuan nga 20 metra për të shënuar për 1-0.

https://twitter.com/LeLxiii/status/1580644588364083200

Pa u mbyllur pjesa e parë Ermal Krasniqi gjuajti bukur, por portieri e dërgoi topin në këndore.

Edhe pjesën e dytë Ballkani e nis në sulm me dy raste të mira me Rrahmanin dhe Krasniqin, me këtë të fundit që ishte i vetëm me portierin, por gjuajti në trupin e portierit.

Qëndrim Zyba dhe Merion Korenica provuan nga distanca, por pa sukses, pasi portieri priti gjuajtjet e tyre.

Në minutën e 72-të, Sivasspori barazoi rezultatin. Ishte Hakan Arslan që shënoi me kokë për 1-1.

Pas dhjetë minutash sërish turqit gjetën golin, kësaj radhe me Karol Angielskin, që devijoi një top nga zona për 2-1.

Deri në fund Ballkani u lëshua në sulm për të kërkuar golin e barazimit, por pa sukses.

Sivasspori dhe Cluj tani kanë nga shtatë pikë, ndërsa Ballkani dhe Slavia nga katër pikë./Telegrafi/


Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Carvajal tregon tri destinacionet e mundshme pas largimit nga Real Madridi

Carvajal tregon tri destinacionet e mundshme pas largimit nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

La Liga
Real Madridi vendos yllin e madh të Man Cityt si objektivin kryesor të verës 2025

Real Madridi vendos yllin e madh të Man Cityt si objektivin kryesor të verës 2025

Ndërkombëtare
“Ky ekip i Realit nuk është Galacticos”, Seedorf nis një debat në lidhje me ekipin aktual të Los Blancos

“Ky ekip i Realit nuk është Galacticos”, Seedorf nis një debat në lidhje me ekipin aktual të Los Blancos

La Liga
Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Premier League
Kalo në kategori