LAJMI I FUNDIT:

Vetmitarët janë aktivë natën. E dini çfarë ha iriqi?

Vetmitarët janë aktivë natën. E dini çfarë ha iriqi?

Iriqët janë gjitarë të vegjël me gjemba në trup, të cilët më së shpeshti i gjejmë në kopshte, mirëpo ka individë që i mbajnë si kanakarë shtëpiakë

Në rastin e tillë është e rëndësishme të dini çfarë ha iriqi.


Iriqët janë gjitarë të vegjël të cilët kryesisht janë vetmitarë aktivë natën.

Më së shpeshti mund të gjenden në skaje të pyjeve, në parqe dhe kopshte, mirëpo në trup kanë 7.000 gjemba të cilat i përdorin për t’u mbrojtur, transmeton Telegrafi.

Iriqi mbetet një kafshë e egër dhe nuk është e lehtë ta kthesh në kafshë shtëpiake. Po kjo është gjë e mirë, sepse iriqët në gjendje të lirë zakonisht janë plot me pleshta.

Çfarë hanë iriqët dhe a bëjnë gjumë dimëror?

Ushqimin që e hanë iriqët, në rend të parë, e përbëjnë insektet dhe larvat e tyre dhe skratë unazore,
mirëpo iriqët do të hanë edhe vertebrorë të vegjël dhe kërma.

Në masë të vogël ushqimin që e hanë iriqët e përbëjnë fruta, rrënjë, por edhe bar.

Iriqi konsiderohen insektngrënës sepse shumica e dietës së tyre natyrale përbëhet nga insekte.

Nëse keni një iriq për kafshë shtëpiake, ushqimi që ha iriq përbënë është mollë, banane, ushqim i thatë për mace, krem i holluar me ujë, djathë i ri, sallatë, madje edhe vezë të fërguara.

Iriqët që jetojnë në zona të ftohta kalojnë dimrin në gjumë, ndërsa ata të cilët jetojnë në zona të ngrohta në stinën e thatësisë bien në gjendje shtangimi. Ndërsa ushqehen gjatë muajve të ngrohtë, iriqët grumbullojnë në trup dhjamë që do t’u shërbejë si ushqim gjatë dimërimit.

Iriqi ka një gjëndër të veçantë që gjatë dimërimit kontrollon temperaturën e trupit. Nëse temperatura e trupit bie tepër gjatë dimërimit, gjëndra prodhon më shumë nxehtësi, aq sa duhet për ta sinjalizuar iriqin që të gjejë një vend më të ngrohtë e më të mbrojtur.

Dëgjimin iriqi e ka të mprehtë. Po kështu edhe shqisën e nuhatjes, siç mund ta kuptoni duke parë turirin e tij të zgjatur dhe flegrat e lagështa të hundës. /Telegrafi/