LAJMI I FUNDIT:

Ekonomistët skeptikë për mundësitë financiare të rritjes së pagave me Projektligjin e ri

Ekonomistët skeptikë për mundësitë financiare të rritjes së pagave me Projektligjin e ri

Projektligji për Paga për Sektorin Publik duke filluar nga sot ka dalë në konsultim publik, ku të gjitha palët do ta kenë mundësinë që të japin mendimet e tyre për 15 ditë pune.

Ish- drejtori i Doganës, Naim Huruglica, ka folur në cilësinë e ekonomistit se a mund t’i mbulojë buxheti i Kosovës kërkesat e sektorit publik me ligjin e ri të pagave.

Huruglica në RTV Dukagjini thotë se të gjithë po presin që me ligjin e ri të pagave do të ketë vetëm rritje të pagave, por që sipas tij treguesit macro-ekonomik nuk janë të mirë.


“Ligji i ri i pagave në asnjë moment nuk po parasheh se çka do të ndodh, do të ketë rritje, nivelizimim të pagave për pozita apo diku edhe ulje. Nga treguesit macro-ekonomik tregojnë se ka shumë pak hapësirë që të ketë rritje substanciale të pagave”.

Ish- drejtori i Doganës thotë se Ligji në Kosovë e përcakton që paga më e lartë i takon të parit të shtetit.

“Prandaj nuk ka mundësi që disa ekspertëve të fushave të ndryshme t’iu jepet pagë më e madhe se kjo që e ka presidentja, në rastin tonë”, deklaroi Huruglica.

Ai thotë se shteti do të ketë problem për mbulimin e gjithë këtyre shpenzimeve që do të krijojë Ligji i Pagave.

Projektligji për Paga del në konsultim publik, këto janë koeficientët e propozuar
Lexo po ashtu Projektligji për Paga del në konsultim publik, këto janë koeficientët e propozuar

Huruglica thotë se inflacioni ka goditur shumë qytetarët e Kosovës dhe sipas tij më së shumti do ta pësojnë punëtorët e sektorit privat.

Nga ana tjetër,  ish-ministri të Arsimit Shyqeri Bytyqi thotë se përkufizimi i koeficientit për Ligjin e pagave është shumë i paqartë.

“Në draftligj thuhet se koeficienti do të jetë i bazuar në ligjin e vjetër buxhetit. Në bazë të kësaj pagat do të zvogëlohen pasi sot koeficioni sillet rreth 60 apo 62 euro. Nuk e di nga ka dalë ky koeficient që thuhet se është 120 euro. Përkufizimi duhet të jetë shumë i qartë”, deklaroi Bytyçi./Telegrafi/