LAJMI I FUNDIT:

Vanessa Bryant dëmshpërblehet me mbi 15 milionë euro pas publikimit të pamjeve të paautorizuara nga aksidenti tragjik i Kobe

Vanessa Bryant dëmshpërblehet me mbi 15 milionë euro pas publikimit të pamjeve të paautorizuara nga aksidenti tragjik i Kobe

Trupi i pajetë i Kobe Bryant u fotografua në mënyrë të paligjshme nga zyrtarët, dhe çështja ka përfunduar një juri në Los Angeles në fund të një gjyqi dy-javor për ndërhyrje për privatësi, të sjellë nga e veja e tij Vanessa.

Juria i dha Vanessa Bryant  dëmshpërblim prej 16 milionë dollarësh (15.9 milionë euro) si kompensim, pas më pak se një dite diskutimi.

Bashkë i pandehuri i saj Chris Chester, i cili humbi gruan e tij Sarah, 45 vjeç dhe vajzën, Payton, 13, në rrëzimin e helikopterit që vrau nëntë, u shpërblye me 15 milionë dollarë (14.9 milionë euro).


Bryant shpërtheu në lot kur u shpall vendimi. Ajo u ngushëllua nga vajza e saj Natalia, motra 13-vjeçare e së cilës Gianna vdiq gjithashtu në rrëzimin e helikopterit ku mbeti i vdekur edhe ylli 41-vjeçar të basketbollit.

Një gazetar i gjykatës për faqen e internetit “Law and Crime” tha se Bryant u kthye në vendin e saj për të parë jurinë, duke thënë fjalët ‘faleminderit’. Më pas ajo përqafoi avokatin e saj kryesor, Luis Li.

Juria zbuloi se zëvendësit e sherifit dhe zjarrfikësit, të cilët nxituan në skenën e goditjes së janarit 2020, shkrepën në mënyrë të paligjshme fotografi të aksidentit, duke përfshirë mbetjet e shkatërruara të legjendës së Los Angeles Lakers dhe vajzës së tij, shkruan DailyMail.

Në një fitore të vogël për zjarrfikësit, juria zbuloi se ata nuk kanë një zakon apo praktikë për të ndarë fotot e njerëzve të vdekur – vetëm se departamentit të zjarrit i mungojnë trajnimet dhe politikat e mjaftueshme.

Megjithatë, ata arritën në përfundimin se departamenti i sherifit ka një praktikë të ndarjes së fotografive nga aksidentet, si dhe trajnime të pamjaftueshme.

Departamenti i sherifit u urdhërua t’i paguante Bryantit 2.5 milionë dollarë (2.4 milionë euro) për shqetësimin emocional të vuajtur tashmë dhe 7.5 milionë dollarë (7.4 milionë euro) për vuajtjet e ardhshme. Departamenti i zjarrfikësve duhet t’i paguajë asaj 1 milion dollarë për të kaluarën dhe 5 milionë dollarë (4.9 milionë euro) për vuajtjet e ardhshme.

Chester u shpërblye me 1.5 milionë dollarë (1.4 milionë  euro) nga zyra e sherifit për vuajtjet e kaluara dhe 7.5 milionë dollarë (7.4 milionë euro) për të ardhmen. Atij iu dhanë 1 milion dollarë (mbi 900 mijë dollarë) për vuajtjet e kaluara të shkaktuara nga zjarrfikësit dhe 5 milion dollarë për të ardhmen.

Gjyqi civil në Los Angeles ka dëgjuar se si disa prej këtyre përgjigjeve të parë ua treguan fotografitë anëtarëve të publikut – duke përfshirë një banakier – ndërsa një deputet i dërgoi ato me mesazhe një shoku teksa dyshja luanin videolojëra.

Në mbrojtje të saj, Los Angeles County tha se fotot nuk janë bërë kurrë publike dhe zyrtarët kanë qenë të zellshëm në përpjekjet për t’i pastruar ato nga pajisjet.

“Të pretendosh privatësinë dhe më pas të bësh të gjitha këto detaje në publik – kjo kundërshton logjikën”, tha Mira Hashmall, një avokate për qarkun, në deklaratën e saj përmbyllëse.

Por gjyqi dy-javor dëgjoi se si Vanessa Bryant dhe Chris Chester, gruaja dhe vajza e të cilët gjithashtu humbën jetën në aksident, jetojnë me frikën e këtyre fotografive që do të shfaqen në internet një ditë.

Avokati i Chester të martën tha se juria duhet t’i akordojë secilit prej tyre nga një milion dollarë për çdo vit të mbetur të jetës së pritur – një shifër që do të arrinte në 40 milionë dollarë (39.9 milionë eur0) për 40-vjeçaren Bryant dhe 30 milionë dollarë (29.9 milionë euro) për 48-vjeçarin Chester.

Avokati Jerry Jackson e quajti shifrën ‘një kompensim të drejtë dhe të arsyeshëm. Ju nuk mund të jepni shumë para për atë që kanë kaluar.’

Avokati i Bryant, Craig Lavoie tha se ai po kërkonte ‘drejtësi dhe llogaridhënie’ për të madhin e basketbollit – një hero në qytetin e Los Angelesit – dhe të venë e tij.

Një hetim mbi përplasjen zbuloi se piloti ndoshta ishte çorientuar pasi fluturoi Sikorsky S-76 në mjegull.

Vanessa Bryant thotë se pësoi sulm paniku kur pa pamjet e rënda të aksidentit tragjik të Kobe, ku vdiq edhe vajza e tyre e shtatë persona të tjerë
Lexo po ashtu Vanessa Bryant thotë se pësoi sulm paniku kur pa pamjet e rënda të aksidentit tragjik të Kobe, ku vdiq edhe vajza e tyre e shtatë persona të tjerë

Bryant njihet gjerësisht si një prej basketbollistëve më të mëdhenj të historisë, një figurë që u bë fytyra e sportit të tij gjatë dy dekadave vezulluese me Los Angeles Lakers.

Ai ishte pesë herë kampion i NBA-së në një karrierë që filloi në vitin 1996 menjëherë nga shkolla e mesme dhe zgjati deri në pensionimin e tij në 2016. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Magazina
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Magazina
Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike

Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike "Provocativo"

Magazina
Ronaldo pret në intervistë YouTuber-in e famshëm MrBeast, e pyet se a frikohet që futbollisti do t'ia kalojë me shikueshmëri

Ronaldo pret në intervistë YouTuber-in e famshëm MrBeast, e pyet se a frikohet që futbollisti do t'ia kalojë me shikueshmëri

Magazina
Moment i sikletshëm për Lelën - reagon ashpër ndaj veprimit të Drilonit

Moment i sikletshëm për Lelën - reagon ashpër ndaj veprimit të Drilonit

Magazina
Kalo në kategori