LAJMI I FUNDIT:

Vendoset gur-themeli i objektit të ri të QKMF-së në Mitrovicë

Vendoset gur-themeli i objektit të ri të QKMF-së në Mitrovicë

Sot në Mitrovicë është vendos gurëthemeli për ndërtimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), bashkëpunim ky në mes të Komunës së Mitrovicës dhe Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”.

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka thënë se Halil Kastrati, nuk hezitoj në asnjë moment ndërtimin e objektit primar të shëndetësisë në Komunën e Mitrovicës.


“Falënderoj mikun tim, mikun e Kosovës dhe mikun e të gjitha trojeve shqiptare, hoxhë Halil Kastrati, i cili nuk hezitoj në asnjë moment ndërtimin e këtij objekti primar të shëndetësisë në Komunën e Mitrovicës. Po ashtu shpreh mirënjohjen time më të thellë për të gjithë punëtoret shëndetësorë për kontributin dhe punën e tyre të jashtëzakonshme  për ofrimin e shërbimeve sa më të mira shëndetësore për qytetarët e Mitrovicës”, është shprehur Hamza.

Hamza potencoi se ky është investimi më i madh që ka ndodhur në Mitrovicë në sektorin e shëndetësisë në vlerë prej afër katër milionë euro, dhe siç u shpreh ai investime të tilla do të ketë në vazhdimësi.

“Një renovim kapital do të bëhet edhe për pesë ambulanta shëndetësore”, tha Hamza.

Ndërsa, Halil Kastrati, ka thënë se ndihet jashtëzakonisht i emocionuar, sepse ky është projekti i dytë më i rëndësishëm pas “Shtëpisë së  të Moshuarve” në Gjinoc, duke falënderuar të gjithë njerëzit human që mundësuan realizimin e këtij projekti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

Lajme
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Politikë
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Lajme
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Kalo në kategori