LAJMI I FUNDIT:

Chesterton dhe Shaw

Chesterton dhe Shaw
Gilbert Keith Chesterton dhe George Bernard Shaw

Nga: Ermal Mulosmani

Gilbert Keith Chesterton dhe George Bernard Shaw kanë qenë dy emrat më të njohur të letërsisë britanike të fillimit të shekullit të 20-të. Ata përveçse miq, kanë qenë edhe polemizues të mëdhenj me njëri-tjetrin. Chesterton ishte një tip i shëndoshë rreth 150 kilogramë ndërkohë që Bernard Shaw vinte hollak, një skelet kockash me lëkurë mbështjellë. Me pak fjalë, ishin një kopje e Olio dhe Stelio të kohëve të mëvonshme.

Debatet e tyre filozofike ishin të mbushura përplot humor e batuta therëse. Një herë, Chesterton iu drejtua Bernard Shawit me fjalët:


“Shoh se paska zi buke në vend” – si një shpoti për fizikun e tij.

Shaw i madh i përgjigjet hazër xhevap:

“E shoh shkakun e kësaj zie” – referuar fizikut të Chestertonit.

Një herë tjetër Shaw iu drejtua Chesterton:

“Po të isha kaq i shëndoshë sa je ti, do të kisha vrarë veten”.

Chesterton iu përgjigj menjëherë: “Po të vrisja veten do të përdorja ty në vend të litarit”.

Libri i Chestertonit mbi Shawin u shfaq në vitin 1909. Kur Shaw e lexoi, shkroi:

“Ky libër është ajo që të gjithë prisnin që të ishte: vepra më e mirë e artit letrar që kam provokuar deri sot”.

“Provokative” i referohet hyrjes së Chestertonit në libër, e cila përbëhet nga dy fjali:

“Shumica e njerëzve thonë se ata janë dakord me Bernard Shawin. Pjesa tjetër thotë se nuk e kuptojnë atë. Unë jam i vetmi person që e kuptoj atë dhe nuk jam dakord me të.”

Anglezët janë unikalë.

Në trend Kultura

Më shumë
Manastiri i Deçanit, ku ruhet shandani i dhuruar nga Skënderbeu

Manastiri i Deçanit, ku ruhet shandani i dhuruar nga Skënderbeu

Vikingët dhe arbërit!

Vikingët dhe arbërit!

KUJDES ME FJALËN

KUJDES ME FJALËN

DOLLI E PËRMOTSHME

DOLLI E PËRMOTSHME

ME DIJTË ME JETUE

ME DIJTË ME JETUE

Kosova në toponime

Kosova në toponime

Kalo në kategori